Aktualitet

SUPERFERMA e KANABISIT në Angli, dënohen me burg 3 shqiptarët, njërin e kapi Policia të fshehur tek ventilimi. Kur të dali

17 Shtator 2021, 15:44 Nga DOSJA
SUPERFERMA e KANABISIT në Angli, dënohen me burg 3 shqiptarët,

BRITANI E MADHE- Tre shqiptarë të përfshirë në krijimin e fermës më të madhe të kultivimit të kanabisit në Lincolnshire në Angli, janë dënuar me nga 39 muaj burg secili nga Gjykata Britanike.

Ferma e kanabisit, e aftë për të prodhuar drogë me vlerë miliona paund, u zbulua pasi Policia, e cila sekuestroi 3,000 bimë. Xhemal Derdi, 24 vjeç, Ismail Elezi, 26 vjeç dhe Alfred Alla, 21 vjeç, kishin hyrë ilegalisht në Britani të Madhe. 

Policia arrestoi të parin Derdin pasi hyri në ndërtesë dhe më pas gjeti Allën të fshehur në kanalet e ventilimit, ndërsa i treti u gjet pasi oficerët u kthyen më vonë në ndërtesë.

“Rendimenti i vlerësuar është midis 79 dhe 239 kilogramë. Vlera e shitjes në rrugë të kanabisit me rendimentin më të ulët të vlerësuar do të ishte 800,000 paund. Rendimenti më i lartë i vlerësuar do të kishte prodhuar një vlerë në miliona paund,”- thuhej në njoftimin e policisë.

Gjykata vendosi që të tre të dëbohet nga Britania e Madhe pasi të shlyejnë dënimin ndaj drejtësisë. 

Marrë nga BBC

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet alfred alla arrestohen shqiptaret ne angli ismail elezi xhemal derdi alfred alla arrestohen shqiptaret ne angli ismail elezi xhemal derdi

Sondazh

Poll