2 mijë e 569 viktima! Rëndohet bilanci i Covid-19 në Shqipëri, humbasin jetën dhe 6 persona brenda 24 orëve, regjistrohen
17 Shtator 2021, 15:55Nga DOSJA
TIRANË– 2 mijë e 569 viktima, 12 mijë e 910 raste aktive dhe 145 mijë e 845 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë në vend. Ministria e Shëndetësisë në bilancin e 24 orëve të fundit ka bërë me dije se nuk e kanë fituar betejën me COVID19 gjashtë qytetarë: një qytetar nga Tirana 49 vjeç, një qytetare nga Fieri 60 vjeç, një qytetare nga Gjirokastra 73 vjeç, një qytetar nga Lezha 81 vjeç, një qyetetar nga Elbasani 82 vjeç, një qytetar nga Kavaja 84 vjeç.
Në 24 orët e fundit, janë kryer 5106 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 959 qytetarë, në këto bashki: 347 në Tiranë, 70 raste në Shkodër, 51 raste në Durrës, 44 raste në Lushnje, 39 raste në Fier, 37 raste në Vlorë, 35 raste në Korçë, 29 raste në Kurbin, Elbasan, 24 raste në Berat, 23 raste në Krujë, 15 raste në Mallakastër, Pogradec, 14 raste në Sarandë, 12 raste në Kavajë, 11 raste në Kukës, Lezhë, Gramsh, 10 raste në Dibër, Roskovec, 9 raste në Malësi e Madhe, Vorë, 8 raste në Vau i Dejës, Delvinë, Dimal, 7 raste në Patos, 6 raste në Kamëz, 5 raste në Konispol, Devoll, Kuçovë, Peqin, 4 raste në Divjakë, Gjirokastër, Tepelenë, Skrapar, 3 raste në Has, Mirditë, Shijak, Librazhd, 2 raste në Pukë, Tropojë, Bulqizë, Selenicë, Himarë, Dropull, Këlcyrë, 1 rast në Libohovë, Memaliaj, Maliq, Kolonjë, Poliçan. Janë 12,910 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 215 pacientë, nga të cilët 30 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 891 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 145,845 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Statistika (17 Shtator 2021)
Raste të reja ditore 959 Të shëruar në 24 orë 891 Të shtruar në spitale 215 Humbje jete në 24 orë 6 Testime ditore 5106
Testime totale 1,142,382 Raste pozitive 161,324 Raste të shëruara 145,845 Raste Aktive 12,910 Humbje jete 2,569
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
BRITANI E MADHE- Tre shqiptarë të përfshirë në krijimin e fermës më të madhe të kultivimit të kanabisit në Lincolnshire në Angli, janë dënuar me nga 39 muaj bur...
TIRANË- Ministrja e Arsimit Evis Kushi u ka bërë me dije studentëve se sa e rëndësishme është vaksinimi. Me anë të një postimi në Facebook, Kushi u ka bërë...
TIRANË– Disa zona në Tiranë do të mbesin pa energji elektrike për 6 orë gjatë ditës së nesërme, e gjitha si pasojë e punimeve që do të kryhen në rrje...
TIRANË– Gazetari Klodian Tomorri shkruan se jeta e një minatori, fukarai dhe të një qytetari të thjeshtë nuk vlen aspak në sytë e atyre që mbushën për më s...
POGRADEC– Pesë vatra zjarri janë aktive aktualisht në qytetin e Pogradecit. Mësohet se pas disa ditësh aktive, flakët vijojnë ende të djegin zona me bimësi në P...
Shumë gra përfundojnë në spital nga traumat e dhunës në familje. Por ato mbajnë nofullat shtrënguar dhe nuk pranojnë të tregojnë se çfarë ka ndodhur me t...
TIRANË– Gjyqtarja e Vlorës, Atalanta Zeqiraj, u konfirmua në qershor në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, por vendimi nuk është aprovuar...
TIRANË– Ambasada gjermane në Tiranë ka njoftuar se sektori Konsullor do të jetë i mbyllur nga data 20 deri me datë 24 shtator. Në një njoftim zyrtar,...
VLORË– Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit ka vijuar me punën në kuadër të aksionit ‘bregdeti ynë’ duke u stacionuar në zonën e plazhit të Orikumit, du...