Aktualitet

Kushi video-apel studentëve: Vaksinohuni, është e vetmja mënyrë rikthimi në auditore

17 Shtator 2021, 15:34 Nga DOSJA
Kushi video-apel studentëve: Vaksinohuni, është e vetmja

TIRANË- Ministrja e Arsimit Evis Kushi u ka bërë me dije studentëve se sa e rëndësishme është vaksinimi. Me anë të një postimi në Facebook, Kushi u ka bërë thirrje të gjithë studentëve që të vaksinohen në mënyrë që rikthimi në auditor të jetë më i sigurtë.

Kushi në fjalën e saj, ka falenderuar studentët dhe pedagogët për durimin e tyre si dhe ka shtuar se vaksinimi është e vetmja mënyrë që të shkojmë drejt normalitetit. Ajo gjthashtu u kujtoi studentëve dhe pedagogëve, vendimin e komitetit të ekspertëve, për vaksinim.


“E ndërkohë sot, fatmirësisht kemi një situatë krejt tjetër. Edhe pse lufta me pandeminë vazhdon, procesi i vaksinimit masiv po na ndihmon të shkojmë drejt normalitetit në shumë fusha të jetës, përfshirë edhe arsimin, ku tashmë shumica e mësuesve, pedagogëve e studentëve në të gjithë vendin i janë bashkuar çdo ditë e më shumë kësaj fushate. Sepse koha kërkon që të jemi të gjithë bashkë, të tregojmë nivel më të lartë përgjegjshmërie e qytetarie. Nëse dje, mbyllja e auditorëve ishte një emergjencë shëndetësore, sot hapja e tyre është po aq e rëndësishme dhe e domosdoshme.

Prandaj, për të arritur këtë, dua t’ju rikujtoj edhe njëherë vendimin e ekspertëve të shëndetësisë që të gjithë studentët dhe pedagogët do të jenë të mirëpritur të hyjnë në auditorë për të zhvilluar jetën universitare pasi të kenë dorëzuar certifikatën e vaksinimit. Dhe natyrisht, duke respektuar të gjitha protokollet e miratuara shëndetësore. Testi periodik i PCR mund të jetë një opsion i pranueshëm, por unë ju rekomandoj me shumë këmbëngulje vaksinimin si zgjidhjen më të mirë për të gjithë ne, duke u bazuar edhe në rezultatet e shkencës, por edhe në praktikat më të mira të vendeve të zhvilluara”, tha Kushi.

Në video-apelin e Kushin gjthashtu folën disa pedagogë dhe studentë të ndryshëm për rëndësinë e auditorëve si dhe të vetë vaksinimit. Viti i ri akademik në Shqipëri nis më 11 tetor.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet evis kushi ministrja e arsimit vaksinimi i studenteve viti i ri akademik evis kushi ministrja e arsimit vaksinimi i studenteve viti i ri akademik

Sondazh

Poll