Aktualitet

“Çohu, çohu”, kush e urdhëroi Donika Prelën të ngrihej me urgjencë nga konferenca për përgjimet e “Bild” (VD)

7 Qershor 2019, 13:49 Nga DOSJA
“Çohu, çohu”, kush e urdhëroi Donika Prelën

TIRANË- Drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela ka pranuar sot para mediave se nuk ka pasur asnjë hetim veprat penale në zgjedhje, të cilat janë në përgjimet e dosjes 339. Në fund të konferencës ka ndodhur dhe një incident pasi prokurori Dritan Prençi ka “urdhëruar” Prelën që të çohej nga tavolina.

“Çohu, çohu shefe, çohu shefe”, i tha Prenç Prelës.  Ndërkohë që, Prela në një moment i është përgjigjur “një sekondë”, dhe ka falënderuar mediat që ishin të pranishme, por ka sqaruar se ajo do të jepte vetëm deklaratë për mediat. Por Prençi ka vijuar me të tijën dhe i përsëriste Prelës që të çohej.

Por nga ana tjetër dhe asistentja e Prelës e quajti të mbyllur konferencën, pasi që në momentin që drejtuesja e Krimeve mbylli deklaratën ajo qëndroi në këmbë gati për t’u larguar.

Drejtuesja e Krimeve të Rënda, Donika Prela, ka dalë sot para mediave ku ka dhënë detaje në lidhje me dosjen “339”. Prela tha se në fillim hetimet janë nisur për trafik drogë dhe më pas për korrupsion të funksionarëve të lartë vendor. Ajo shtoi se kanë qenë katër prokuror që kanë hetuar këtë dosje dhe materialet që janë 624 CD nuk janë transkriptuar.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet donika prela dosja 339 dritan prençi prela deklarate donika prela dosja 339 dritan prençi prela deklarate

Sondazh

Poll