Aktualitet

“Po flenë mbi dosje”, Prela u përgjigjet kritikëve: Flasim me punën tonë, mos anatemoni asnjë prokuror

7 Qershor 2019, 13:22 Nga DOSJA
“Po flenë mbi dosje”, Prela u përgjigjet kritikëve:

TIRANË– Drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela i është përgjigjur edhe kritikëve për hetimin e dosjes 339. Prela dhe se ata që thonë se prokurorët po flenë mbi dosje e kanë gabim, duke shtuar se është bërë një punë shumë e mirë për këtë dosje, duke e quajtur dhe më të madhen që është hetuar ndonjë herë. 

Aktualisht, prokurorët kanë përfunduar hetimet dhe kanë dërguar për gjykim 12 persona, dhe janë në përfundim dhe 6 persona të tjera, për veprat penale të sipërcituar.

Bëmë një parashtrim të përgjithshëm dhe të hollësishëm të asaj çfarë ka ndodhur në lidhje me hetimet e dosjes nr 339/2016, në këto 8 muaj, por dhe më parë për t’u bërë të ditur se nuk mundet askush të anatemojë punën e prokurorëve në këto muaj, kushdoqofshin ata me arsyetimin apo llogjikën se nuk po bëjnë detyrën, po flenë mbi dosje, apo kanë frikë të bëjnë detyrën e tyre.

Kemi zgjedhur të heshtim në debatin e madh që po zhvillohet këto ditë pasi i qëndrojmë bindjes dhe detyrimit tonë ligjor dhe kushtetues që një prokuror i mirë, profesional dhe me integritet flet kryesisht nëpërmjet vendimeve të veta, përmes akteve të ndryshme, mjeteve juridike, pra nëpërmjet punës.

Hetimi i veçantë dhe i pavarur i veprave penale në fushën e zgjedhjeve ka qenë objektivisht i pamundur, pasi nuk mund të bëhej dhe nuk mund të bëhet ndarja e transkripteve, për këtë vepër penale sa kohë që element të sajë janë konstatuar të ndërthurura me subjekte të përgjuar për veprimtarinë kriminale të “Trafikimit të lëndëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal sa kohë që kjo ndarje nuk është bërë në momentin e konstatimit të tyre.

 Theksojmë se paralelisht me kryerjen e veprimeve hetimore për veprat penale në fushën e zgjedhjeve, prej datës 18.10.2018, janë duke u kryer hetime edhe për faktet penale të nxjerrjes dhe publikimit të akteve sekrete hetimore dhe të përmbajtjes së tyre, fakte të cilat jo vetëm janë të dënueshme penalisht por edhe dëmtojnë seriozisht vazhdimin e hetimeve. Në këtë periudhe për hetimin e tyre është caktuar si pjesë e hetimeve dhe një prokuror tjetër.

Sigurojmë opinionin publik se Prokuroria për Krimet e Rënda Tiranë, gjatë kësaj periudhe është duke kryer veprime intensive hetimore për të gjitha veprat penale të cilat dyshohen se janë kryer në kuadër të këtij procedimi penal, veçanërisht për episodet që lidhen me veprat penale në fushën e zgjedhjeve për të cilat është intensifikuar puna pas zbardhjes së transkripteve të përgjimeve.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet akzuat per prokuroret donika prela dosja 339 prokureret e dosjes 339 akzuat per prokuroret donika prela dosja 339 prokureret e dosjes 339

Sondazh

Poll