Aktualitet

Gafa e Kodhelit me Zv.kryetarin e Sejmit të Polonisë: Shqipëria kontribuon në trafikun e drogës

7 Qershor 2019, 13:05 Nga DOSJA
Gafa e Kodhelit me Zv.kryetarin e Sejmit të Polonisë: Shqipëria

TIRANË- Deputetja e Partisë Socialiste Mimi Kodheli, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me Zëvendëskryetarin e Sejmit të Polinisë, z.Ryzard Terlecki.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, teksa publikon 2 foto nga ky takim, ka postuar edhe një pjesë të deklaratës së Terleckit. Por ajo si duket nuk e ka vënë re deklaratën e Terleckit, i cili pranon se Shqipëria kontribuon në trafikun e drogës në BE.  

Flitet për trafikun e drogës shqiptare ndërkohe që kontributi i saj është i papërfillshëm në këtë fenomen masiv që përfshin gjithë vendet e Europës dhe Amerikës”, – thotë Terlicki, gjë që si duket pranohet edhe nga deputetja socialiste. 

Postimi i Kodhelit:

Sot në Tiranë, Zëvendëskryetari i Sejmit të Polonisë z. Ryzard Terlecki

“Bashkimi Europian sot po përjeton një krizë të thellë. Rezervat e shprehura nga disa vende anëtare për mos hapjen e negociatave nuk janë veçse pretekste për të justifikuar arsyet e verteta. Flitet për trafikun e drogës shqiptare ndërkohe që kontributi i saj është i papërfillshëm në këtë fenomen masiv që përfshin gjithë vendet e Europës dhe Amerikës. Flitet për korrupsionin në Shqipëri ndërkohë që të gjitha vendet tona luftojnë me këtë fenomen që shprehet në forma të ndryshme, ndër të cilat evazioni fiskal është një nga më problematiket në tërë vendet tona. Duhet të vish në Shqipëri për t’u çliruar nga steriotipet por fatkeqësisht kam përshtypjen se ju do ti dëgjoni akoma për shumë kohë keto argumente paçka se të pavërteta. Polonia ju mbështet në çdo hap tuajin dhe do të lobojë jo vetëm me vendet e Vishegradit, por edhe më gjerë për një rezultat sa më pozitiv.”

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet mimi kodheli mimi kodheli dhe ryzard terlecki mimi kodheli mimi kodheli dhe ryzard terlecki

Sondazh

Poll