Aktualitet

Kalon me sukses Vettingun prokurori i dosjes së “613 kg kokainë”, Edvin Kondili

7 Qershor 2019, 12:05 Nga DOSJA
Kalon me sukses Vettingun prokurori i dosjes së “613 kg

Tiranë- Prokurori i Krimeve të Rënda, Edvin Kondili ka kaluar me sukses Vettingun. KPK nuk ka gjetur asnjë problem në tri fushat e vlerësimit. Trupa Gjykuese përbëhej nga: Valbona Sanxhaktari, Roland Ilia, Xhensila Pine.

Sipas KPK-së Prokurori ka rezultuar i pastër në të tria shtyllat e vlerësimit që janë pasuria, pastërtia e figurës dhe aftësitë profesionale. “Kondili solli deklarim të saktë të pasurisë.”, u shpreh KPK në seancë.

Theksojmë se ai është kandidat për SPAK-un. Një nga dosjet më të rëndësishme që ka në dorë së fundi Kondili është dhe ajo për 613 kilogramë kokainë që u kapën në Maminas.

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edvin kondili vettingu edvin kondili vettingu

Sondazh

Poll