Aktualitet

Berisha publikoi tezën e provimit, reagon MASR: Lajm i rremë, keqinformime që dalin nga anëtarët e PD-së

7 Qershor 2019, 13:02 Nga DOSJA
Berisha publikoi tezën e provimit, reagon MASR: Lajm i rremë,

 

TIRANË- Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka reaguar pasi, ish kryeministri Sali Berisha publikoi ditën e sotme tezën e provimit, sipas të cilit kjo ishte shpërndarë nga drejtoresha e shkollës, së Kukësit, “Havzi Nela”, Vjollca Gashi, anëtare e kryesisë së PS, në këmbim të votave.

MASR e ka quajtur lajm të rremë, duke u shprehur se këto dezinformime dalin kryesisht nga anëtarë të PD.

Periudha e maturës shtetërore përballet çdo vit me lajme të rreme për keqadministrim të testit nga ana e MASR. Këto dezinformime dalin kryesisht nga anëtarë të PD duke e përshirë edhe këtë proces plotësisht teknik, por të rëndësishëm për nxënësit, në betejën e ulët politike të opozitës.Kjo nuk është aspak një gjë e re! Sa më rigoroz është testi dhe administrimi nga ana e MASR, aq edhe më të shpeshta janë dezinformimet e tyre, të cilat i dënojmë fuqishëm!MASR nënvizon se do të vazhdojë të përmirësojë testin dhe administrimin e procesit deri në digjitalizimin e plotë të tij. Ky vit ka ardhur me risi sepse një pjesë e testeve do të vlerësohen për herë të parë elektronikisht duke shmangur gabimet njerëzore që mund të jenë bërë në vitet e kaluara, ndërkohë që janë shtuar edhe penalitetet për ata që do të mundohen të kopjojnë. Njëkohësisht, falënderojmë edhe Policinë e Shtetit për ndihmën e saj në ruajtjen dhe shpërndarjen e testeve dje dhe sot. Suksese të gjithë maturantëve në vijim për provimet e rradhës”, thuhet në njoftimin e MASR.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet provimi i matures reagimi i masr sali berisha provimi i matures reagimi i masr sali berisha

Sondazh

Poll