Aktualitet

AKU bllokon në Kapshticë 5.2 tonë ushqime të ardhura nga Turqia, mungonte dokumenti përkatës

7 Qershor 2019, 11:28 Nga DOSJA
AKU bllokon në Kapshticë 5.2 tonë ushqime të ardhura nga

KAPSHTICË– Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar në Kapshticë ngarkesën me një sasi prej 5636 kg e ardhur nga Turqia me qëllim futjen dhe tregtimin në Shqipëri.

Si rezultat janë bllokuar produkte të ndryshme ushqimore, si (ullinj të shtypur, vaj susami, allvasi, lëng shege, gjethe bimore çaji, vaj ulliri, thjerrëza, kamomil, trumzë jeshile, çaj dhe përzierje bimësh, rrënjë kambal, piper i zi, tuberet karafil, kimnone e coptuar, ginger pluhur, majdanoz i thatë, qiqra, kripë kineze, limon i thatë, thjerëza, çaj etj).

“Nga kontrolli i dokumentacionit përkatës u konstatua se subjekti nuk dispononte raport-analizën e produkteve, çka përbën mospërmbushje të kërkesave ligjore të sigurisë ushqimore (Ligji i Ushqimit, neni 18 dhe Urdhëri i Ministrit nr. 374 të dt. 31.08.2017)”, thuhet në njoftimin e AKU-së.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aku bllokon 5.2 tone ushqime dogana e kapshtices aku bllokon 5.2 tone ushqime dogana e kapshtices

Sondazh

Poll