Aktualitet

Bomba e “Bild”, Prela hesht para gazetarëve për Dakon: S’po flemë mbi dosje, janë 74 të hetuar

7 Qershor 2019, 11:35 Nga DOSJA
Bomba e “Bild”, Prela hesht para gazetarëve për Dakon:

TIRANË- Drejtuesja e Prokurorisë për Krime të Rënda Donika Prela ka dalë sot në një deklaratë për mediat në lidhje me dosjen 339. Prela në këtë njoftim për mediat del dy ditë pas publikimit të disa përgjimeve të kësaj dosje, e cila trazoi jo pak ujërat e politikës në Shqipëri.

Gjatë konferëcnës Prela tha se hetimet për dosjen kanë nisur që në vitin 2016, por gjatë viteve janë ndryshuar prokurorët. Sipas drejtueses së Krimeve të Rënda, dy prokurorët e fundit Vladimir Mara dhe Dritan Prençi kanë punuar më mirë.

Numri një i Krimeve tha se janë 642 CD dhe115 DVD që janë me përgjime, ku nga këto janë vetëm pak të transkriptuara. Prela më tej shtoi se janë 64 perosna nën hetim, por nuk preferoi që të përmende asnjë emër. Po ashtu heshti kur u pyet nga gazetarët për Vangjush Dakon.

Në fund të deklaratës pati dhe dy “incidente”, pasi Prela nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, duke thënë se ishe për deklaratë aty dhe jo për konferencë. Por gjatë kohës kur drejtuesja e Krimeve të Rënda po përfundonte deklaratën, Dritan Prençi i thoshte “çohu, çohu”.

Kujtojmë se kjo deklaratë vjen pas publikimit nga prestigjiozia gjermane “Bild” të audiopërgjime të reja lidhur me të ashtuquajturën “Dosja 339/″ një nga çështjet, hetimi i të cilës bëri që PD ta ketë si çështje kryesore në betejën për rrëzimin e qeverisë. Në përgjime dëgjohet Astrit Avdylaj, i cili përfshihet vetë në fushatën elektorale të PS. Avdyli kërkon që miku i tij, Elton Arbana të jetë pjesë e listës së deputetëve në Durrës, dhe vë në dukje mbështetjen që familja Avdyli ka për deputetin Ilir Ndraxhi. Në bisedat e publikuara Astrit Avdyli zotohet se rezultati i Partisë Socialiste në Durrës do të jetë spektakolar.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet donika prela para kamerave përgjimet e bild urdhri i prokurorisë për bllokimin e mediave donika prela para kamerave përgjimet e bild urdhri i prokurorisë për bllokimin e mediave

Sondazh

Poll