Aktualitet

“Njerëz që punojnë më me djersë…nuk ka”/ IMT i shemb objektin, pronarët rrëfejnë mes lotësh: Me gjak e kemi ndër

17 Shtator 2021, 13:20 Nga DOSJA
“Njerëz që punojnë më me djersë…nuk

VLORË– Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit ka vijuar me punën në kuadër të aksionit ‘bregdeti ynë’ duke u stacionuar në zonën e plazhit të Orikumit, duke nisur me prishjen e objektit të parë. 

Mes lotësh pronarja e objektit tha se nuk i kanë dhënë asnjë shkresë për shembjen e lokalit, duke shtuar se nuk janë lajmëruar më herët. Po ashtu ajo ka shtuar se para një viti i kanë dhënë një dokument, e që prej atij momenti nuk kanë pasur asnjë komunikim tjetër. 


“Me gjak e kam ndërtuar, ka qenë kënetë dhe e kemi bërë këtu. 23 vjet merrem me këtë. Nuk ka sollën asnjë shkresë. Para një vit e gjysmë dhamë dokumentat dhe nuk na thanë më gjë. Njerëz që punojnë më me djersë nuk ka,”- shprehet zonja. Po ashtu, të njëjtën gjë e ka konfirmuar edhe bashkëshorti i saj, i cili shton se familja e tij ka investuar miliona lekë në godinën që u shemb sot. 

“Kemi 23 vjet këtu në Radhimë, e kemi marrë me leje nga komuna që ka qenë atë kohë. Kemi hedhur miliona lekë. Kemi paguar taksa bashkie, plazhin, mirëmbajtjen. Kabinat i kemi në legalizim për së dyti dhe vijnë i prishin pa lajmëruar. Nuk kanë sjellë asnjë shkresë për heqjen e pajisjeve. Të gjitha janë pa leje këtu. S’dimë asgjë, kot prishen,”– tha pronari i objektit.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksioni bregdeti yne imt radhime aksioni bregdeti yne imt radhime

Sondazh

Poll