Aktualitet

Rritja e rasteve me COVID, MSH merr vendimin: Shtyhet afati për ndalimin e grumbullimeve në vende të hapura e të mbyllura

17 Shtator 2021, 11:08 Nga DOSJA

TIRANË– Ministria e Shëndetësisë ka vendosur të shtyjë afatin për ndalimin e grumbullimeve në vende të hapura dhe të mbyllura për shkak se kohët e fundit në vend ka pasur një “boom” infektimesh. Kështu që Ministria e Shëndetësisë ka vendosur të shtyjë afatin për ndalimin e grumbullimeve, masë që ishte në fuqi deri më datën 6 shtator. Në vendimin që ka hyrë në fuqi në fletoren zyrtare, afati është zgjatur deri më 20 shtator.

Vendimi

“Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura”, të ndryshuar Në mbështetje të nenit 102, pika 4, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të nenit 7, pika 4, të ligjit nr. 15/2016, “Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”, të udhëzimeve të Institutit të Shëndetit Publik, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të popullatës nga infeksioni i shkaktuar nga COVID -2019, si edhe në zbatim të vendimit të Komitetit të Përkohshëm për Infeksionin e Përhapur nga Coronavirusi i ri. URDHËRO J: Në urdhrin nr.633, datë 17.11.2020, “Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura” , të ndryshuar, bëhet ndryshimi si vijon: 1. Në pikën 1 të urdhrit , togfjalëshi “deri në datën 6.9.2021” zëvendësohet me togfjalëshin “deri në datën 20. 9.2021”. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare

Ndërkohë që aktualisht në vendin tonë është në fuqi ora policore, e cila nis në orën 23:00 deri në 06:00 të mëngjesit, po ashtu maska duhet mbajtur me detyrim edhe në ambientet e mbyllura. Rastet në vend filluan rritjen, pasi u konfirmua prezenca e mutacionit Delta, duke bërë që më shumë se 12 persona të jenë pacientë aktivë. 

(k.m/dosja.al) 

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi ministria e shendetesise koronavirusi ne shqiperi ministria e shendetesise

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Shtator 2021, 10:59

GREQI– Detaje të reja kanë dalë nga operacioni i madh i Prokurorisë së Drogës në Kilkis të Greqisë dhe mënyra se si një polic “sekret” hyri në një “kartel droge...