Aktualitet

EMRAT/ Plagoset me armë zjarri 25-vjeçari në Lezhë, autori arratiset nga vendi i ngjarjes, shpallet në kërkim

17 Shtator 2021, 13:06 Nga DOSJA
EMRAT/ Plagoset me armë zjarri 25-vjeçari në Lezhë, autori

LEZHË– Paulo Bushi (Ndoj), 25 vjeç, banues në fshatin Manati të Lezhës ka mbetur i plagosur me armë zjarri. Mësohet se ngjarja është regjistruar rreth orës 14:40, në fshatin Manati të Lezhës, pas një konflikti për motive të dobëta.

25-vjeçari Bushi është përleshur me një tjetër person të identifikuar si Xhulio Vokrri, për arsye që janë ende të paqarta. Në sherr e sipër Vokrri ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar drejt Bushit, duke e lënë të plagosur në këmbë.


25-vjeçari është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa Vokrri është larguar nga vendi i ngjarjes. Ai është shpallur në kërkim nga Policia. Autoritetet kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e Lezhës dhe po punojnë për kapjen e tij. 

Njoftimi i Policisë Lezhë: 

Plagosi me armë zjarri 25-vjeçarin, pas një konflikti për motive të dobëta, identifikohet autori i dyshuar dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij. Më datë 17.09.2021, rreth orës 14:40, në fshatin Manati, Lezhë, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi Xh.V., dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin P.B(N)., 25 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijojnë punën për kapjen e tij. Grupi hetimor nën Drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet paulo bushi ndoj plagoset paulo bushi plagosje me arme zjarri ne lezhe xhulio vokrri paulo bushi ndoj plagoset paulo bushi plagosje me arme zjarri ne lezhe xhulio vokrri

Sondazh

Poll