Vrau pronarin e tij 10 vite më parë por lëvizte i lirë, arrestohet 46-vjeçari shqiptar në Greqi (EMRI)
17 Shtator 2021, 12:15Nga DOSJA
GREQI- Për një dekadë të tërë ai lëvizte i lirë dhe madje qarkulloi si një zotëri në të njëjtën zonë ku kishte vrarë një të moshuar për ta grabitur.
Bëhet fjalë për një 46-vjeçar shqiptar i identifikuar si Artan Dragoshi i cili rreth 10 vite më parë ekzekutoi një të moshuar grek pasi tentoi ta grabiste.
Sipas mediave greke, Dragoshi jetonte i pashqetësuar në komunitetin Faraklada të Bashkisë Trifylia, Messinia, pavarësisht se ndaj tij ishte prerë një urdhër-arresti për vrasjen e punëdhënësit 79-vjeçar po në të njëjtin fshat.
Ai u arrestua mesditën e së martës nga oficerët e policisë OPKE dhe tashmë është dërguar në burg për ekzekutimin e vendimit. Në pranga ka rënë edhe bashkëpunëtori i tij i cili gjithastu ishte shqiptar dhe rezultonte i përfshirë në dy vrasje të tjera.
Dragoshi ishte i angazhuar në punë bujqësore në vitin 2011 në pronën e të moshuarit, së bashku me bashkatdhetarin e tij Bariam Mondi, i cili më vonë u konsiderua veçanërisht i rrezikshëm dhe me karakteristika të një vrasësi serial! Fillimisht, ai e kaloi natën në një shtëpi rurale që i përkiste 79-vjeçarit, por për shkak se nuk paguante qira, plaku i kërkoi të largohej. Një natë, më 8 maj 2011, ata u përleshën dhe shqiptari e mbyti me ndihmën e bashkatdhetarit të tij. Autorët më pas shkuan në shtëpinë e viktimës, rrëmbyen 200 euro, hëngrën, panë TV, fjetën dhe u larguan në mëngjes.
(d.a/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË- Avokati i Elton Metaj, 31-vjeçarit që vrau ish-gruan e tij Sabrina Bengaj ka folur sot me tone të ashpra në studion e emisionit “Me zemër të...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar sot me Titullin e lartë “Martir i Demokracisë” personalitete të zonës së Korçës, të përndjekur politikë, t...
TIRANË– 8 persona kanë rënë në prangat e Policisë në Tiranës, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale për disa vepra të ndryshme. Një 19-vje&ccedi...
Marjeta Sefullaj, një grua që thotë se ka 27 urdhër mbrojtjeje, vendos të thyejë heshtjen për të denoncuar dhunën nga bashkëshorti. Ky i fundit ndodhet në burg ...
TIRANË– Ministria e Shëndetësisë ka vendosur të shtyjë afatin për ndalimin e grumbullimeve në vende të hapura dhe të mbyllura për shkak se kohët e fu...
TIRANË– Gjykata e Lartë do të zhvillojë seancë gjyqësore më 26 tetor për lirimin me kusht të Lulzim Berishës, i njohur si ish-kapoja e bandës së Durr...
Aktualitet17 Shtator 2021, 10:59
GREQI– Detaje të reja kanë dalë nga operacioni i madh i Prokurorisë së Drogës në Kilkis të Greqisë dhe mënyra se si një polic “sekret” hyri në një “kartel droge...
BULQIZË– Kur kanë kaluar thuajse 3 ditë ende nuk ka asnjë shenjë jete nga minatori Muharrem Plaku, i cili ka mbetur nën rrënoja. Kolegu i tij ka rrëf...