Akuzohej për “thyerje e besimit”! Arrestohet 35-vjeçari nga Egjipi, ishte shpallur në kërkim nga Kuvajti
17 Shtator 2021, 11:20Nga DOSJA
TIRANË– Policia Kufitare e Rinasit ka arrestuar një shtetas egjiptian, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. 35-vjeçari me iniciale A. E., u prangos me qëllim ekstradimi drejt Kuvajtit, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Thyerje e besimit”.
NJOFTIMI I PLOTË:
Rinas
Arrestohet përkohësisht, me qëllim ekstradimi drejt Kuvajtit, një shtetas egjiptian i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas në bashkëpunim me Interpol Tirana, në kuadër të kontrolleve të shtuara dhe verifikimeve të detajuara të dokumenteve të udhëtimit, kryesisht të personave që shfaqin probleme apo dyshime gjatë intervistimit, me qëllim kapjen e personave të shpallur në kërkim, kanë ndaluar për verifikim shtetasin egjiptian me iniciale A. E.
Nga verifikimet ka rezultuar se shtetasi A. E., 35 vjeç, ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Kuvajt, për veprën penale “Thyerje e besimit”, parashikuar nga Kodi Penal i Kuvajtit. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Kuvajt, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.
(k.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Ministria e Shëndetësisë ka vendosur të shtyjë afatin për ndalimin e grumbullimeve në vende të hapura dhe të mbyllura për shkak se kohët e fu...
TIRANË– Gjykata e Lartë do të zhvillojë seancë gjyqësore më 26 tetor për lirimin me kusht të Lulzim Berishës, i njohur si ish-kapoja e bandës së Durr...
Aktualitet17 Shtator 2021, 10:59
GREQI– Detaje të reja kanë dalë nga operacioni i madh i Prokurorisë së Drogës në Kilkis të Greqisë dhe mënyra se si një polic “sekret” hyri në një “kartel droge...
BULQIZË– Kur kanë kaluar thuajse 3 ditë ende nuk ka asnjë shenjë jete nga minatori Muharrem Plaku, i cili ka mbetur nën rrënoja. Kolegu i tij ka rrëf...
TIRANË– Gjykata e Posaçme të Apelit ka vendosur shtyrjen e seancës për shqyrtimin e kërkesës së SPAK për rihapjen e hetimeve ndaj Fatmir Mediut, i a...
TIRANË- Bashkia Tiranë ka njoftuar se qyteti do t’i bashkohet edhe këtë vit “Javës Europiane të Lëvizshmërisë”. Aktivitetet e organizuara nga Bashkia...
DURRËS– Disa të rinj u ndaluan mbrëmjen e djeshme në qytetin e Durrësit pasi kishin thyer orën policore. Mirëpo ata kundështuan efektivët duke u larguar me...