Dyshohet se porositi dy vrasje për t’u hakmarrë për vëllain, Prokuroria e Elbasanit çon në SPAK Erjon Alibejn
17 Shtator 2021, 11:39Nga DOSJA
TIRANË– Prokuroria e Elbasanit ka shpallur moskompetencë duke kaluar në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dosjen ndaj Erjon Alibejt. Ky i fundit dyshohet se është porositësi i dy vrasjeve në qytetin e Elbasanit.
Këtë të premte në Gjykatën e Posaçme do të zhvillohet dhe seanca paraprake ndaj 35-vjeçarit, ku GJKKO do të vendosë nëse do e kalojë apo jo për gjykim çështjen e ngritur ndaj tij.
Alibej akuzohet si porositësi i vrajes së Emiljano Ramazanit dhe mikut të tij Regis Runajt, të dyja ekzekutime të ndodhura në korrik të vitit 2020 në Elbasan. Erjon Alibej është vëllai i Endrit Alibejt, i cili u ekzekutua në dhjetor të 2018-ës. Bashkë me të u vranë, Arben Dylgjeri, 56 vjeç (xhaxhai i Endritit dhe Erjonit) dhe shtetasi turk Erdal Duranay.
(k.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar sot me Titullin e lartë “Martir i Demokracisë” personalitete të zonës së Korçës, të përndjekur politikë, t...
TIRANË– 8 persona kanë rënë në prangat e Policisë në Tiranës, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale për disa vepra të ndryshme. Një 19-vje&ccedi...
Marjeta Sefullaj, një grua që thotë se ka 27 urdhër mbrojtjeje, vendos të thyejë heshtjen për të denoncuar dhunën nga bashkëshorti. Ky i fundit ndodhet në burg ...
TIRANË– Ministria e Shëndetësisë ka vendosur të shtyjë afatin për ndalimin e grumbullimeve në vende të hapura dhe të mbyllura për shkak se kohët e fu...
TIRANË– Gjykata e Lartë do të zhvillojë seancë gjyqësore më 26 tetor për lirimin me kusht të Lulzim Berishës, i njohur si ish-kapoja e bandës së Durr...
Aktualitet17 Shtator 2021, 10:59
GREQI– Detaje të reja kanë dalë nga operacioni i madh i Prokurorisë së Drogës në Kilkis të Greqisë dhe mënyra se si një polic “sekret” hyri në një “kartel droge...
BULQIZË– Kur kanë kaluar thuajse 3 ditë ende nuk ka asnjë shenjë jete nga minatori Muharrem Plaku, i cili ka mbetur nën rrënoja. Kolegu i tij ka rrëf...