Aktualitet

Policia e arrestoi për vjedhje! 32-vjeçari bëhet keq në rajon, i bie me shkelma derës së dhomës së shoqërimit

17 Shtator 2021, 11:23 Nga DOSJA
Policia e arrestoi për vjedhje! 32-vjeçari bëhet keq

TIRANË– 8 persona kanë rënë në prangat e Policisë në Tiranës, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale për disa vepra të ndryshme. Një 19-vjeçar u kap me kokainë, ndërsa në Rrogozhinë një 59-vjeçar, i cili po digjte barishte u arrestua pasi zjarri doli nga kontrolli dhe shfarosi sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre. Ndërsa një 32-vjeçar u prangos, e gjatë shoqërimit në Komisariat ka dëmtuar derën e dhomës së shoqërimit.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. Sh., 32 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. V., 23 vjeç, pasi ka dëmtuar mjetin e shtetasit I. O. Gjithashtu gjatë shoqërimit në komisariatin nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik, duke dëmtuar derën e dhomës së shoqërimit,”-thuhet në njoftim.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Vihen në pranga 8 shtetas dhe procedohen 2 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. L., 19 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, ka hedhur në tokë një sasi me lëndë narkotike të dyshuar kokainë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. Sh., 32 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. V., 23 vjeç, pasi ka dëmtuar mjetin e shtetasit I. O. Gjithashtu gjatë shoqërimit në komisariatin nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik, duke dëmtuar derën e dhomës së shoqërimit.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: E. L., 57 vjeç, L. S., 37 vjeç, Xh. Sh., 28 vjeç dhe A. A., 21 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur; L. C., 34 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse. Më datë 16.09.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për shtetasin M. P., 59 vjeç, pasi në fshatin Gërmenj, Rrogozhinë, në lagjen e “Canëve”, duke djegur disa barishte në një tokë djerrë zjarri nga pakujdesia, zjarri ka marrë përmasa duke djeguar një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre.

Më datë 16.09.2021, nga specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 1, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin G. G., 29 vjeç, pasi në rrugën “Aleksander Kondo”, në banesë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij. Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet policia e tiranes tirane policia e tiranes tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Shtator 2021, 10:59

GREQI– Detaje të reja kanë dalë nga operacioni i madh i Prokurorisë së Drogës në Kilkis të Greqisë dhe mënyra se si një polic “sekret” hyri në një “kartel droge...