Bota

I vendosur për bindjet e tij, presidenti i Brazilit do të shkojë në Asamblenë e OKB-së i pavaksinuar, Guterres: Nuk mund t

17 Shtator 2021, 08:47 Nga DOSJA
I vendosur për bindjet e tij, presidenti i Brazilit do të shkojë

BRAZIL- Presidenti i pavaksinuar nga Covid-19 i Brazilit, Jair Bolsonaro tha të enjten se do të marrë pjesë në mbledhjene Kombeve të Bashkuara javën e ardhshme në Nju Jork, duke sfiduar në mënyrë efektive autoritetet e qytetit të cilët kohët e fundit njoftuan kërkesat e vërtetimit të vaksinimit për të gjithë udhëheqësit dhe diplomatët që marrin pjesë.

Javën tjetër do të jem në Asamblenë e Përgjithshme të OKB -së (UNGA), ku do të jap një fjalim hapës. Do të jetë një fjalim i qetë, shumë objektiv, i përqendruar në çështjet që na interesojnë.”- tha të martën Bolsonaro.

Sipas WP, Bolsonaro do të diskutojë qasjen e Brazilit ndaj pandemisë së koronavirusit, biznesit të saj bujqësor dhe energjisë.

Të mërkurën, zyra e kryebashkiakut të Nju Jorkuti i shkroi OKB-së duke përcaktuar udhëzimet, duke përfshirë që delegatët duhet të tregojnë prova të vaksinimit për të hyrë në sallën e debatit, një veprim që ngriti pyetje në lidhje me pjesëmarrjen personale të Bolsonaros.

Letra e nënshkruar nga komisioneri i shëndetit në New York City tha se salla e debatit të OKB-së ishte klasifikuar si një “qendër konventash”, që do të thotë se të gjithë pjesëmarrësit duhet të vaksinohen, ashtu si njerëzit e tjerë që marrin pjesë në disa aktivitete të brendshme në qytet.

Disa orë më vonë Sekretari i Përgjithshëm i OKB -së, Antonio Guterres tha se ai nuk mund t’i impononte kërkesën krerëve të shteteve.

Bolsonaro, i cili e kaloi virusin vitin e kaluar, ka thënë se do të ishte “braziliani i fundit” që do të vaksinohej. Por presidenti deri më tani ka refuzuar të marrë vaksinën, duke pretenduar se ai është tashmë i imunizuar sepse shkalla e antitrupave të tij mbetet e lartë.

Brazili, me një popullsi prej 213 milionë banorësh, renditet i katërti në botë në numrin e dozave të administruara të vaksinave, sipas grupit kërkimor Our World in Data.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota antonio guterres asambleja e pergjithshme e okb jair bolsonaro antonio guterres asambleja e pergjithshme e okb jair bolsonaro

Sondazh

Poll