Bota

23-vjeçarja vdiq pas vaksinimit me Pfizer, familja refuzoi autopsinë/ Spitali i Kosovës: U bë keq në vendin e punës, kisht

17 Shtator 2021, 07:53 Nga DOSJA
23-vjeçarja vdiq pas vaksinimit me Pfizer, familja refuzoi

KOSOVË– Policia e Kosovës dhe spitali kanë dhënë detaje lidhur me rastin e vdekjes së 23-vjeçares, Zarife Imeri, nga Drenasi, dy ditë pasi kishte marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer. Sipas raportit, asaj i ishte përkeqësuar gjendja në vendin e punës, dhe pasi ishte dërguar në QKUK, kishte vdekur.

“QKUK, Prishtinë, 15.09.2021-17:45. Viktima femër kosovare, të cilës sipas informatave të para i ishte keqësuar gjendja shëndetësore në vendin e punës, pasi ishte dërguar në QKUK kishte ndërruar jetë, dhe sipas mjekëve gjendja e saj shëndetësore ishte e rëndë. Sipas mjekëve të QKUK-së, rekomandimi i tyre ka qenë që trupi i pa jetë i viktimës të dërgohet në IML për obduksion, por familjarët ka refuzuar. Për shkak të dyshimeve, njësitet policore janë duke hetuar rastin. Është informuar edhe prokurori”, thuhet në raport.

Për vdekjen e 23-vjeçares ka dhënë një komunikim zyrtar dhe Klinika Emergjente e QKUK’së. Sipas tyre, ajo ishte dërguar në Emergjencë shkaku i humbjes së vetëdijes, me bebëza të zgjeruara, pa tension arterial, pa puls periferik dhe me frymëmarrje të vështirësuar.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora zarife imeri zarife imeri

Sondazh

Poll