Bota

Mblidhet Samiti Euromesdhetar në Athinë, Ursula von der Leyen dhe 7 liderë të tjerë europian pjesë e tij, Mitsotakis: Nuk

17 Shtator 2021, 08:37 Nga DOSJA
Mblidhet Samiti Euromesdhetar në Athinë, Ursula von der Leyen dhe 7

GREQI- Samiti Euromesdhetar është mbajtur ditën e sotme në Athinë. Pjesë e këtij samiti janë Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, së bashku Presidentin Francez, Emmanuel Macron, Presidentin e Qipros, Nikos Anastasiades, Kryeministrin e Spanjës, Pedro Sanchez, Mario Draghin e Italisë, Robert Abela të Maltës, Janez Jansa të Sllovenisë dhe Andrej Plenkovic të Kroacisë.

Në samitin e thirrur nga Mitsotakis është diskutuar për çështjet që prekin Mesdheun Lindor, krizën klimatike, mbrojtjen civile, migracionin, pandemitë, biodiversitetin, çështjen e detit si dhe zhvillimet në Afganistan. Në samit është miratuar ditën e sotme “Deklarata e Athinës”, në të cilën përfshihen të gjitha pikat e mësipërme.

Mikpritësi grek Kyriakos Mitsotakis gjatë fjalës së tij në fund të samitit tha se nuk do të ketë një përsëritje të krizës së imigracionit 2015, ndërsa i bëri thirrje Turqisë që të mos provokojë më. Nga ana tjetër Presidenti francez Emmanuel Macron theksoi se vendet po përballen me sfidat në fqinjësi. Kryeministri italian Mario Draghi i kërkoi Komisionit Evropian të ndërhyjë në rritjen e energjisë elektrike.

BE Med ose EuroMed 9, fillimisht nisi si një aleancë e Greqisë, Qipros, Francës, Italisë, Maltës, Portugalisë dhe Spanjës, por sot u përfshinë edhe Sllovenia së bashku me Kroacinë.

Vlen të përmendet se Samiti po zhvillohet në një fazë kritike, pas vendimit të SHBA, Britanisë dhe Australisë për të përfunduar një Pakt të Sigurisë së Paqësorit (i quajtur ” AUKUS ” nga inicialet e tre vendeve), i cili çon në trazira diplomatike dhe hap një debat të ri edhe brenda Bashkimit Evropian.

(I.A;d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota kyriakos mitsotakis samiti euromesdhetar ne athine ursula von der leyen yiannis oikonomou kyriakos mitsotakis samiti euromesdhetar ne athine ursula von der leyen yiannis oikonomou

Sondazh

Poll