Bota

Përfundimi i mandatit të ambasadorit amerikan, Kosnett: Largohem me bindjen se qytetarët e Kosovës do të ndërtojnë një t

17 Shtator 2021, 08:25 Nga DOSJA
Përfundimi i mandatit të ambasadorit amerikan, Kosnett: Largohem me

KOSOVË– Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett do të largohet nga Kosova, dhe në vend të tij do të jetë zëvendësambasadori, Nick Giacobbe, i ngarkuar me punë deri në ardhjen e ambasadorit të ardhshëm.

Në një status në Twitter ai u shpreh se po largohet me bindjen se populli i Kosovës do të ndërtojë të ardhme të sigurt për të gjithë.

Duke qenë ambasador i SHBA-ve në Kosovë ka qenë një nder i jashtëzakonshëm. Unë largohem me bindjen në aftësinë e popullit të Kosovës për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë, duke e ditur se shoku dhe zëvendësambasadori Nick Giacobbe do të jetë i ngarkuar me punë deri në ardhjen e Ambasadorit të ardhshëm”, shkruan Kosnett.

Mandati trevjeçar i Kosnettit përfundon në fund të vitit dhe si ambasador i ri i SHBA-së në Kosovë është emëruar Jeffrey M. Hovenier, i cili pritet të miratohet nga Senati.

Ai është një diplomat karriere i shërbimit të jashtëm amerikan që ka qenë pjesë e stafit të të Dërguarit të Posaçëm të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora jeffrey m. hovenier nick giacobbe philip kosnett largohet nga kosova jeffrey m. hovenier nick giacobbe philip kosnett largohet nga kosova

Sondazh

Poll