Politike

Pas 20 orësh seancë! Me 77 vota pro dhe 53 kundër, Kuvendi voton qeverinë ‘Rama 3’! Nesër bëhet betimi në Presidencë

17 Shtator 2021, 05:04 Nga DOSJA
Pas 20 orësh seancë! Me 77 vota pro dhe 53 kundër, Kuvendi voton

TIRANË– 77 kartona jeshilë kanë mjaftuar që kryeministri Edi Rama të marrë votëbesimin e Kuvendit për të drejtuar vendin gjatë 4 viteve të ardhshme. Gjatë mëngjesit të sotëm, në përfundim të seancës maratonë, 140 deputetët votuan me 77 vota pro, 53 kundër dhe 1 abstenim duke miratuar qeverinë e re dhe programin qeverisës për 4 vitet e ardhshme. Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e qeverisë së re do të betohen ditën e nesërme te Presidenti Ilir Meta, për të nisur më pas zyrtarisht edhe mandatin e tretë.

QEVERIA ‘Rama 3’

Kryeministër – Edi Rama

Zëvendëskryeministër (do mbikëqyrë edhe rindërtimin) – Arben Ahmetaj
Ministre për Europën dhe Punëte Jashtme – Olta Xhacka
Ministër i Mbrojtjes – Niko Peleshi
Ministër i Drejtësisë – Ulsi Manja
Ministër i Punëve tëBrendshme – Bledi Çuçi
Ministre e Financave dhe Ekonomisë – Delina Ibrahimi
Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë- Belinda Balluku
Ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale – Ogerta Manastirliu
Ministre e Arsimit dhe Sportit – Evis Kushi
Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural- Frida Krifca
Ministre e Kulturës Elva Margariti
Ministre e Mjedisit dhe Turizmit, – Mirela Kumbaro
4 ministra shteti

Elisa Spiropali për Marrëdhëniet me Parlamentin
Edona Bilalli ministre shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Bora Muzhaqi ministre Shteti për Rininë dhe Fëmijët
Milva Ekonomi, ministre Shteti për Standardet e Shërbimeve

Kryetare e Parlamentit
Lindita Nikolla

Seanca plenare maratonë e nisur ditën e djeshme në orën 10:00 ka përfunduar mëngjesin e sotëm në orën 06.37. Gjatë fjalimit të djeshëm dje në foltore, për më shumë se 80 minuta, kryeministri Rama ia bëri të qartë opozitës se e kanë të shtrirë dorën e bashkëpunimit. Pas Ramës, ministrat e tij i janë përgjigjur pyetjeve të deputetëve për projektet e bëra publike. Megjthatë seanca maratonë u ndërpre dy herë pasi opozita refuzoi që të fliste pa qenë praninë e kryeministrit në sallë. Me rikthimin e tij, fjalën e mori kryedemokrati Lulzim Basha, i cili konstatoi se “demokracia në vend kishte vdekur”.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike qeveria rama 3 seanca plenare 16 shtator 2021 qeveria rama 3 seanca plenare 16 shtator 2021

Sondazh

Poll