Politike

Deklaratat e Berishës, Gjekmarkaj: Renditja e dështimeve të Bashës duhej bërë më herët

16 Shtator 2021, 20:24 Nga DOSJA
Deklaratat e Berishës, Gjekmarkaj: Renditja e dështimeve të

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj është shprehur i pakënaqur nga deklaratat e ish-kryeministrit Sali Berisha për kreun e PD-së, Lulzim Basha.

I ftuar në “Real Story” në News24, Gjekmarkaj tha se Berisha duhet t’ia kishte thënë më herët këto kritika për Bashën PD-së. Gjekmarkaj shtoi se ajo renditje dështimet nuk ishte bërë brenda një dite, kështu që Berisha duhet t’i kishte thënë më herët.

“Kemi pasur një ditë të veçantë. Dita e parë për mua në parlamentin e Shqipërisë. Opozita ka performuar në mënyrë të shkëlqyer, jo thjesht se ka folur bukur, por është sintonizuar me problemet e shoqërisë dhe mbi të gjitha ka ditur të analizojë gjithë fasadën e një programi të paraqitur, siç ishte ai që na paraqiti sot Edi Rama, i cili ishte një përmbledhje fjalish patetike, maksimash që nuk i ka realizuar dhe s’ka ndërmend t’i realizojë ndonjëhere, ishte broshura e një arroganti. Diçka më shtyn të sondoj në kohë. Dr. Berisha foli për 8 vitet e Lulzim Bashës, për ato që i konsideron dështimet e tij, dëmet e tij në raport me PD-në. Ato nuk janë sajuar të gjitha sot, nuk janë përkufizuar në mendjen e njeriut për një ditë. Një personalitet i fortë si ai, kurajoz, njeri që nuk ka gjuhë të lëmuar, besoj shumë që do duhet t’ia thoshte PD-së këto spikatjet e tij. Ai e ka mbështetur Bashën në 2013 duke u përplasur me shumë figura konservative të PD. E ka mbështetur në 2017, për listën e 2017 që ka qenë e kritikueshme, për marrëveshjen me Ramën, nuk foli. As pas humbjeve të 25 prillit. Ky kthim, ky kurs më krijon një gjendje pakënaqësie në atë çfarë dëgjova,”- tha Gjekmarkaj.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha jashte grupit te pd aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha jashte grupit te pd

Sondazh

Poll