Politike

“Edhe xhenazja do 40 ditë”, përjashtimi i Berishës, Shehi: Nja dy deputete sa nuk qajshin: O ca na ndodhi! Ça na ndodhi

16 Shtator 2021, 21:05 Nga DOSJA
“Edhe xhenazja do 40 ditë”, përjashtimi i Berishës,

TIRANË– Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi e ka marrë me sportivitet takimin e parë të ish-kryeministrit Sali Berisha me demokratët në kuadër të turit që ka paralajmëruar se do të nisë.

I ftuar në “Opinion”, Shehi tha se kishte parë edhe deputetë që gati nuk qëanin, sikur tëe ishte vrarë njeri. Shehi shtoi se të gjithë kishin një nxitim pr talarguar, por që ai me humor u kishte thënë se edhe ‘xhenazja do 40 ditë’. Sipas Shehit, Basha duhet të shtynte kongresin, të bënte një Kongres rithemelues sepse aktualisht PD-ja duket si partia e Kinës me një Këshill Kombëtar me 500 persona e 40 të tjerë në Kryesi.

“Ndjehem kaq keq nga kjo histori. More ju thashë: Ju e bëtë hero Berishën, e nxorët nga njerëzorja dhe e bëtë mit. Berisha po harrohej në një farë mënyre. Tani na është kriju një ide; Berisha, Luli. Do ketë opozitë Shqipëria edhe pa këto. Janë me mijëra djem e vajza të ndershëm dhe do vazhdojnë të bëjnë opozitë dhe mund ta bëjnë më të mirë. Nja dy deputete sa nuk qajshin: O ca na ndodhi! Ça na ndodhi mor bir? Po vritet njeri? Shyqyr jemi në një situatë në të cilën po flasim si njerëz. Berisha po bën një konferencë, sigurisht që 20-30 vjet që ka në politikë do ketë një ushtri të vogël nga pas.

Rregulli formal duhet të ishte që kur humb zgjedhjet ikën. Kjo mund t’i ndodhë edhe Ramës, siç i ndodhi edhe Fatos Nanos. Nga kjo burojnë një sërë gjërash. Edhe Basha nuk i ka ndjekur këto. Gjithë opozitarët e Bashës patën një vrull, ta largojmë dhe unë u thashë një batutë edhe xhenazja do 40 ditë. Basha duhet të shtynte kongresin, të bënte një Kongres rithemelues. Një Këshill Kombëtar me 500 veta është tallje, një kryesi me 40 veta është tallje. Çfarë është kjo, Partia e Kinës?”- tha Shehi.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike dashamir shehi dashamir shehi

Sondazh

Poll