Politike

Paloka: Programi qeverisës është paçavure, Rama e ka për mburrje që është anti-shqiptar 

16 Shtator 2021, 20:54 Nga DOSJA
Paloka: Programi qeverisës është paçavure, Rama e ka

TIRANË- Deputeti i PD-së, Edi Paloka e ka konsideruar si paçavure programin e qeverisjes Rama 3. Në fjalën e tij në Kuvend, Paloka u shpreh se nuk do të debatojë për programin e qeverisjes, por të thotë se Rama e ka për mburrje nëse e quan anti-shqiptar.

Paloka gjthashtu shtoi se Rama është kryeministri më i urryer në Shqipëri, ndërkohë që u bëri thirrje shqiptarëve të ngrihen dhe të luftojnë, ose kanë për tu nënshtruar nga bandat me kriminelë.


“Nuk kam ndërmend të debatoj për këtë paçavuren që u paraqitet shqiptarëve për herë të tretë shqiptarëve. Jam këtu për të thënë se nuk kemi çfarë të themi, Çfarë vlere kanë fjalët me këtë kryeministër. A ka shqiptarë që nuk e di që janë të korruptuar, të lidhur me krimin. Rama e ka për mburrje t’i thonë antishqiptarë. Thjesht do gajaset siç ka bërë gjithmonë kur këtu janë ngritur hallet e njerëzve.

Di i themi që është dështak, mashtrues, i pafytyrë, të gjitha të zezat i ka. E dëgjuat prapë sot. Asnjë nuk e ka pasur iluzionin se Rama do të ndryshonte e se ky do të ishte një parlament tjetër. A kemi lënë skandal pa denoncuar në 8 vite? Ministër, qeveritarë, hajdutë të administratës pa demaskuar? Asnjë s’kemi lënë. Këta edhe në kë moment janë duke vjedhur. Para 25 prillit nuk e gjeje një socialit të ndershëm që të kishte guximin të mbronte këtë kryeministër. 

Është kryeministri më i urryer ndërshqiptar. Unë kam një fjalë vetëm për ata shqiptarë që nuk e shesin votën për një qese ushqime. Nëse ju dhimbset liria juaj dhe e fëmijëve ngrihuni dhe luftoni ose t’i nënshtrohemi një bande me kriminelë e të ulim kokat. Boll më me justifikime! Luftoni për vete, jo për karriget tona. Po nuk e shporrët këtë bandë ky vend do të shkojë”, tha Paloka.

LAJM KRYESOR: Seancë MARATONË në Kuvend! Jepet votëbesimi për qeverinë e re, opozita bllokon foltoren, rinis seanca pas 2 ndërprerjesh, vjen edhe Rama: Me forcë s’do fitoni kurrë me ne! Basha: Demokracia vdiq, ti je ekzekutori i zgjedhjeve

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi paloka seanca plenare 16 shtator 2021 edi paloka seanca plenare 16 shtator 2021

Sondazh

Poll