Politike

50 mln euro për fermerët, Spiropali, nuk e di cilës shifre i referoheni, merrni pyesni ministren e Bujqësisë

16 Shtator 2021, 21:21 Nga DOSJA
50 mln euro për fermerët, Spiropali, nuk e di cilës shifre i

TIRANË– Ministrja Elisa Spiropali nuk ka ditur të thotë nëse 50 milionë eurot e premtuara nga qeveria për fermerët janë për katër vite, apo vetëm si një bonus fillestar.

Në një lidhje me Skype në emisionin “Open”, Spiropali tha se nuk e di se nga ka dalë kjo shifër dhe se mund të thërrisnin ministren e Bujqësisë për ta pyetur për këto gjëra.

“Do kemi rritje pagash për disa kategori, në fakt për ato kategori që kanë mbajtur vendin të lidhur në këtë periudhë të vështirë. Rritja parashikohet në vitin 2022, por gjatë mandatit katër vjeçar do të ketë edhe një rritje të pagës minimale në mënyrë graduale që ta çojmë në 40 mijë lekë. Janë një sërë masash të marra që përmes disa projekteve si Infrastruktura, Bujqësia, etj. Ne kemi deklaruar që vërtet eksportet shqiptarë janë 3-fishuar, por ne kemi si qëllim ta 10-fishojmë. Parashikohet një sërë ndërhyrjesh. Nuk e di cilës shofër i referoheni për 50 milionë euro po edhe këtë vit shifra nga AZHBR-ja është më e lartë. Nuk e di cilës nga shifrat i referoheni, merrni ministren e dekretuar të Bujqësisë dhe flisni me të,”- tha Spiropali.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike elisa spiropali elisa spiropali

Sondazh

Poll