Politike

Berisha ‘non-grata’, Bardhi: Jemi takuar me përfaqësues amerikanë, demokratët janë informuar

16 Shtator 2021, 20:45 Nga DOSJA
Berisha ‘non-grata’, Bardhi: Jemi takuar me përfaqësues

TIRANË– Gazment Bardhi, Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike ka deklaruar se ai dhe demokratë të tjerë kanë qenë pjesë e një takimi me përfaqësues amerikanë në Shqipëri.

I ftuar në “Open”, i vënë përballë intervistës së ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, Bardhi tha se demokratët kanë marrë pjesë në këtë takim, për tu informuar në lidhje me çështjen e ish-kryeministrit Berisha.

Pjesë nga intervista

Eni Vasili: Është e vërtetë që në Ambasadën Amerikane janë thirrur njerëz nga PD para se Basha të merrte vendimin? Janë rreth 10 persona?

Gazment Bardhi: Po është e vërtetë. Disa deputetë të Grupit Parlamentar të PD-së kanë pasur në dijeninë time kontakt nga ambasada e SHBA-ve. Një proces informimi mbi çështjen. Janë informuar një pjesë e konsiderueshme e deputetëve të PD.

Eni Vasili: Ju vetë keni qenë në këto takime?

Gazment Bardhi: Po edhe unë kam pasur takim. Kam qenë më i informuar për shkak të pjesëmarrjes në disa takime ku kanë qenë prezentë edhe zyrtarë të tjerë të SHBA-së.

Eni Vasili: A ju janë vënë përballë fakte?

Gazment Bardhi: Jo. Mua jo. Nuk ka qenë ky qëllimi.

Eni Vasili: Përse shërbente ky lloj informimi?

Gazmnet Bardhi: Kjo është një çështje për të cilën duhet të pyesni Ambasadën e SHBA-ve. Ajo që mund të konfirmoj është që po, disa nga kolegët e Grupit Parlamentar të PD kanë pasur kontakte me përfaqësues të SHBA-ve në Shqipëri.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike gazment bardhi sali berisha shpallet non-grata gazment bardhi sali berisha shpallet non-grata

Sondazh

Poll