Politike

“Gratë po përdoren si statistikë”/ Vokshi: Rama dhe Manastirliu duhet të ishin para drejtësisë për keqmenaxhim të pa

16 Shtator 2021, 20:33 Nga DOSJA
“Gratë po përdoren si statistikë”/ Vokshi: Rama dhe

TIRANË- Deputetja e PD-së Albana Vokshi gjatë fjalës së saj në Kuvend, e ka konsideruar premtimin e qeverisë Rama për shëndetësi falas si një mashtrim i madh i Edi Ramës. Gjatë fjalës së saj, Vokshi tha se Manastirliu dhe Rama nuk duhet të ishin në Kuvend, po para drejtësisë, në lidhje me keqmenaxhimin e pandemisë si dhe për numrin e lartë të vdekjeve. Ajo gjthashtu ironizoi praninë e grave në kabinetin Rama, duke thënë se ato përdoren vetëm si statistikë.

“Shëndetësia falas rezultoi mashtrimi më i madh i Edi Ramës. Ky kryeministër ngjan aq shumë me Covidin. Njësoj si ai është shkatërrimtar dhe ndryshon emrat si ai. Pandemia nxori në pah se si e keni shkatërruar sistemin shëndetësor. Pronarët e mëdha koncensionare nuk i besuan këtij sistemi, por i hipën avionëve dhe ikën në vende të tjera. Shifrat janë alarmante, janë tronditëse. Kush është përgjegjës për numrin rekord të vdekjeve në Shqipëri?

Kush është përgjegjës për keqmenaxhimin e pandemisë? Ka vetëm dy emra: Edi Rama dhe Ogerta Manastriliu.Ata nuk duhet të ishin këtu sot por para drejtësisë. Edi Rama po tallet sërish sot me ju. Ne copën e letrës që lexoi sot nuk ka angazhime e politika konkrete. Shtylla e këtij programi është riciklim i premtimeve të vjetra. Mashtimet në këtë të ashtuquajtur vazhdon. Mashtron me Check-up. E paguajmë shumëfish Check-up e VILMA Nushit.

Mashtron me 300 qendrat shëndetësore. 55 jetë të humbura deri në qershor personel mjëkësor që mund të ishin shpëtuar. Sot në qendrat shëndetësore në Tiranë nuk kishte mjete mbrojtëse. Kjo është qeveria e mafies së ilaçeve. Dhe do të ndalem edhe në atë që Rama e quan si arritje të vetën. Është e shëmtuar kur gratë përdoren vetëm si statistikë. Asnjë grua, asnjë ministre nuk ka folur mbi fenomenin e rritur gjatë pandemisë, rritjen e dhunës ndaj grave. Ky shtet nuk mund t’i mbrojë dot gratë e thjeshta. Pjesë e këtij kabineti janë Ogerta Mnastirliu dhe Ulsi Manja të cilët nuk duhet të ishin këtu sot. Vetë unë kam dërguar kallëzime në SPAK për të dy. Jam e bindur që drejtësia nuk do të harrojë”, tha Vokshi.

LAJM KRYESOR: Seancë MARATONË në Kuvend! Jepet votëbesimi për qeverinë e re, opozita bllokon foltoren, rinis seanca pas 2 ndërprerjesh, vjen edhe Rama: Me forcë s’do fitoni kurrë me ne! Basha: Demokracia vdiq, ti je ekzekutori i zgjedhjeve

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike albana vokshi seanca plenare 16 shtator 2021 albana vokshi seanca plenare 16 shtator 2021

Sondazh

Poll