Politike

Lëvizja e Berishës, Shehu: Kemi bërë gabime dhe kemi mësur, ai do e gjallërojë partinë

16 Shtator 2021, 20:08 Nga DOSJA
Lëvizja e Berishës, Shehu: Kemi bërë gabime dhe kemi

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu e ka cilësuar si një gjallëri të brendshme të partisë, lëvizjen që ka nisur ish-kryeministri Sali Berisha.

I ftuar në ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv, Shehu tha se në PD duhet të ketë transparencë dhe se vendimi i marrë nga Basha, nuk mund të bëhet në atë lloj forme që u bë. Ai shtoi se vetë PD-ja ka bërë gabime, por ka mësuar prej tyre.

“Berisha zhvillon përherë debate të brendshme. Zgjidhja sesi vjen PD në pushtet është ideja që do japin anëtarët e Partisë Demokratike, strukturat e PD-së. Berisha po rigjallëron PD-në. Në PD duhet të ketë transparencë. Ajo që bëri Basha nuk mund të behët në atë formë, pa asnjë transparencë. Po flitej për Berishën e jo person tjetër, sepse kemi të bëjmë me një person që ka karrierë të madhe në PD. Nuk është partia e PD-së partia e Millosheviçit dhe as e Enver Hoxhës e ndaj nuk ka pse të ndahet nga e kaluara. PD mund të ketë bërë gabime, por ne duhet të krenohemi me historinë e Partisë Demokratike,”- tha Shehu.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike tritan shehu tritan shehu

Sondazh

Poll