Sport

Sidibe: “Na duhet ende kohë për t’u kuptuar, për Laçin kam respekt”

16 Shtator 2021, 14:22 Nga DOSJA
Sidibe: “Na duhet ende kohë për t’u kuptuar, për

DURRES – Bashkë me trajnerin e Dinamos, Bledi Shkëmbi, në konferencë për shtyp, para ndeshjes së nesërme Dinamo-Laçi, ishte edhe mesfushori nga Guinea, i cili është i ambientuar me futbollin shqiptar.

Më herët Lancinet Sidibe është aktivizuar me Besëlidhjen, Flamurtarin, Teutën dhe Tiranën. Ai ishte në sintoni me trajnerin, duke thenë, se për të parë Dinamon e vërtetë duhet kohë, pasi skuadra është e re dhe nuk është e konsoliduar.

“Jemi një grup i ri futbollistësh, na duhet ende kohë për t’u kuptuar në mënyrën më të mirë me njëri-tjetrin. Besoj që pas një muaji do të jemi në maksimumin e formës dhe mund të bëjmë paraqitje akoma më të mira.

Është e vërtetë që kam disa vite që jam pjesë e kampionatit shqiptar dhe i njoh mirë të gjitha skuadra. Laçi? Unë nuk kam frikë asnjë kundërshtar, por i respektoj të gjitha ekipet, pasi bëhet fjalë për një kampionat të rivalizuar ku diferencat janë të vogla”.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport besëlidhjen bledi shkembi dinamo-laçi flamurtarin laçi lancinet sidibe mesfushori nga guinea teutën dhe tiranën besëlidhjen bledi shkembi dinamo-laçi flamurtarin laçi lancinet sidibe mesfushori nga guinea teutën dhe tiranën

Sondazh

Poll