Sport

Shkëmbi: “Për Dinamon e madhe duhet kohë, tani kërkojmë maksimumin”!

16 Shtator 2021, 14:05 Nga DOSJA
Shkëmbi: “Për Dinamon e madhe duhet kohë, tani

DURRES – Dinamo-Laçi do të ngrejë siparin e javës së të dytë të Abissnet Superiore. Ajo do të startojë nesër, duke nisdur nga ora 19:45 në “Elbasan Arena”. Në konferencën për shtyp para kësaj ndeshjeje, trajneri i Dinamos, Bledi Shkëmbi, nuk i kurseu fjalët e mira për Laçin duke analizuar edhe armët më të forta të kurbinasve.

“Laçi është një kundërshtar i vështirë, por ne jemi Dinamo dhe për emrin e madh që kemi duhet të luajmë për maksimumin. Kam besim se do ta kalojmë me sukses edhe këtë ndeshje. Pavarësisht se nga Laçi janë larguar disa lojtarë dhe ka ardhur një trajneri i ri, egoja dhe dëshira për të bërë mire, është arma e tyre më e fortë. Emrat ndryshojnë por Laçi është po ai ekip i fortë që mund t’i hapë probleme çdo ekipi”.

Fitorja 2-0 ndaj Kastriotit në Kamëz ishte një sinjal se Dinamo kërkon të kthejë kohët e saj të arta edhe pse Shkëmbi nuk mund të bëjë dot parashikime se kur do të ndodhë kjo. “Për të parë Dinamon e madhe duhet ende kohë dhe nuk mund ta përcaktoj se kur do shihni fytyrën tonë të vërtetë. Gjithsesi jam i bindur që ekipi do të vijë në rritje”.

Në fund, trajneri korçar i bluve të kryeqytetit nuk i fshehu objektivat e skuadrës së tij, e cila do të kërkojnë maksimumin në këtë sezon. “Ne jemi Dinamo dhe do të kërkojmë të mbajmë lart emrin e madh që ka ky klub. Presidenti ka bërë investime serioze dhe objektivi ynë është ai maksimali,”– deklaroi Shkëmbi, pa precizuar se cili ishte ky maksimum.

B.T (Dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport abissnet superiore bledi shkembi dinamo dinamo-laçi elbasan arena ndaj kastriotit në kamëz trajneri i dinamos abissnet superiore bledi shkembi dinamo dinamo-laçi elbasan arena ndaj kastriotit në kamëz trajneri i dinamos

Sondazh

Poll