Sport

Shqipëria dhe Kosova ngjisin shkallë në renditjen e FIFA-s, Belgjika në krye

16 Shtator 2021, 10:33 Nga DOSJA

ZVICER – Qeveria e futbollit botëror, FIFA, ka botuar sot renklistën e saj për muajin shtator. Në sajë të fitoreve kundër Hungarisë dhe San Marino, Kombëtarja e Shqipërisë është ngjitur me tri shkallë dhe tani pozicionohet në vendin e 66-të në renditjen botërore.

Gjithashtu rritje ka pësuar edhe përfaqësuesja e Kosovës, e cila veçanërisht pas fitores ndaj Gjeorgjisë, tani renditet në vendin e 109-të, ndërkohë që muajin e kaluar ishte në vendin e 115-të.

Ndërkohë, renditjen botërore e udhëheq Belgjika, ndërsa Anglia ka kaluar Francën në vendin e tretë. I dyti mbetet Brazili. Sakaq Italia, kampionia e Europës, mbetet e pesta, edhe pse vazhdon të ruajë rekordin prej 37 ndeshjesh radhazi pa humbje.

Argjentina në vendin e 6-të, Portugalia në të 7-in, Spanja në të 8-in, Meksika në të 9-in dhe Danimarka e 10-ta, e cila edhe mbyll “Top 10”-shen e renditjes së FIFA-s.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport fifa kombetarja e shqiperise muajin shtator në vendin e 66-të përfaqësuesja e kosovës renklistën udhëheq belgjika fifa kombetarja e shqiperise muajin shtator në vendin e 66-të përfaqësuesja e kosovës renklistën udhëheq belgjika

Sondazh

Poll