Sport

Klopp me superlativa për Origin, gjermani i habitur që për të nuk erdhi “oferta e duhur” këtë verë

16 Shtator 2021, 09:55 Nga DOSJA
Klopp me superlativa për Origin, gjermani i habitur që për

ANGLI – Sulmuesi belg Divock Origi bëri paraqitjen e tij të parë të sezonit si titullar që nga janari, në fitoren 3-2 të Liverpool ndaj Milanit të mërkurën në mbrëmje për Champions League. Ai asistoi mjaft bukur në golin e dytë të Liverpoolit, shënuar nga Mo Salah, para se të largohej nga fusha për shkaqe muskulare.

Duke folur për “BT Sport” pas ndeshjes, trajneri Klopp shprehu habinë se si asnjë klub nuk kishte kërkuar të blinte Origin gjatë afatit kalimtar të verës dhe pse 26-vjeçari nuk kishte qenë as në stolin e Liverpoolit në tre ndeshjet e fundit.

“Njerëzit harrojnë sa i mirë është ai,”- tha Klopp. – Eshtë e vështirë të hysh në këtë ekip. Në dritaren e transferimeve të verës, të gjithë ne menduam se do të kishte një ofertë të duhur për të, por duket se njerëzit nuk shikojnë futboll sa duhet! Div është një sulmues i bujshëm dhe bëri vërtet një lojë të mirë sot.”

Gjithsesi tekniku gjerman Jurgen Klopp befasoi me përzgjedhjen e skuadrës së tij për ndeshjen hapëse të Grupit “B”. Ai la jashtë Virgil van Dijk dhe Sadio Mane, me Joe Gomez dhe bëri surprizë duke aktivizuar Origin në linjën sulmuese. “Rotacioni ishte një domosdoshmëri”,- tha trajneri i “Reds”.

I pyetur se çfarë i kishte treguar Origi në stërvitje, Klopp shtoi: “Vërtet asgjë të veçantë. Ai është një djalë i shkëlqyer. Ai do të shihet si një legjendë kur të largohet. Ai mund të ishte larguar gjatë verës, por futbolli është një vend i çmendur dhe njerëzit harruan se sa i mirë është ai”.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport bt sport champions league divock origi tekniku gjerman jurgen klopp bt sport champions league divock origi tekniku gjerman jurgen klopp

Sondazh

Poll