Bota

Kurti dhe Zaev në mbledhje të përbashkët qeverie, firmosen 11 marrëveshje ku mbizotëron bashkëpunimi në ekonomi dhe zhvi

16 Shtator 2021, 10:27 Nga DOSJA
Kurti dhe Zaev në mbledhje të përbashkët qeverie, firmosen

MAQEDONIA E VERIUT- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministrat e kabinetit të tij ndodhen në Maqedoninë e Veriut për një mbledhje të përbashkët ku dhe u firmosën një sërë marrëveshjesh.

Shefi i Stafit të Kryeministrit Albin Kurti, Luan Dalipi, ka njoftuar se qeveria e Kosovës dhe e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e përbashkët sot, kanë nëshkruar 11 marrëveshje.

Me anë të një statusi në Facebook, Dalipi ka shkruar se në mesin e marrëveshjeve është edhe studimi i fizibilitetit për rrugën Prizren-Tetovë.

Postimi i plotë:

Sot Qeveria e Kosovës nënshkruan 11 marrëveshje me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut. Disa nga marrëveshjet: studim i fizibilitetit për rrugën ’Prizren–Tetovë’; bashkëpunim në sferën e diasporës, rregullim kufitar të komunikacionit hekurudhor, bashkëpunim në sektorët e energjisë, turizmit, kontrollit të mallrave strategjike, inovacionit, zhvillimit teknologjik dhe ndërmarrësisë, dhe në qeverisje lokale”.

Lajmi kryesor/ Kurti mbërrin në Maqedoninë e Veriut, nis mbledhja e përbashkët e dy qeverive ku pritet firmosja e disa marrëveshjeve

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora albin kurti vizite ne maqedoni luan dalipi zoran zaev albin kurti vizite ne maqedoni luan dalipi zoran zaev

Sondazh

Poll