Përfundon takimi Lajçak-Konjufca, kryeparlamentari: Integriteti territorial dhe pavarësia e Kosovës janë të panegociueshme
16 Shtator 2021, 09:31Nga DOSJA
KOSOVË- Në ditën e dytë të vizitës së tij 3-ditore në Kosovë, përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi është takuar me kreun e Kuvendit, Glauk Konjufca.
Në takimin e Konjufcës me Lajçakun është biseduar për ecurinë e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, bashkëpunimin rajonal dhe perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor.
Zyra për informim e Kuvendit të Kosovës përmes një komunikate për media thotë se Konjufca ka deklaruar se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të rezultojë me njohje reciproke.
“Kryekuvendari Konjufca u shpreh se dialogu duhet të rezultojë me njohje reciproke dhe përsëriti qëndrimin se rendi kushtetues, sovraniteti, integriteti territorial dhe pavarësia e Kosovës janë të panegociueshme. Asnjëherë nuk do të pranojmë që këto postulate të shtetit tonë të jenë temë e bisedimeve me Serbinë”, thuhet në njoftim.
MAQEDONIA E VERIUT-Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i shoqëruar nga ministrat e Qeverisë, është pritur në një vizitë zyrtare nga homologu maqedonas, Zoran Za...
POLI I JUGUT- Vrima e krijuar në shtresën e Ozonit mbi Polin e Jugut është tani më e madhe se vetë kontinenti i Antarktidës. Gjatë çdo viti, në përiudhën...
SERBI– Ditën e djeshme Serbia festoi ditën e Unitetit, Lirisë dhe Flamurit Kombëtar ku u organizua një paradë ku u shpalos gjithë ‘artileria e rëndë...
SHBA– Mbrëmjen e djeshme, anija e parë kozmike më katër ‘astronautë amatorë’ në bord, u nis drejt hapësirës. Miliarderi Isaacman dhe 3 qytetarët fitues të udhët...
SHBA– 4 astonautë amatorë kanë fluturuar mbrëmjen e djeshme nga Florida, për misionin e tyre privat rrth orbitës së tokës. Anija kozmike e SpaceX u shkëput nga ...
Aplikacioni i videove TikTok po hetohet nga ana e Komisionit Irlandez për Mbrojtjen e të Dhënave (DPC) për dy çështje që lidhen me privatësinë.DPC është ...
SHBA- Një grindje ka ndodhur midis Nicki Minaj, Boris Johnson, Chris Whitty dhe Piers Morgan pas një postimi në Twitter nga ylli i popit. Walesonline shkruan se...
SHBA- Një raketë me katër astronautë në bord do të lëshohet mbrëmjen e së mërkurës nga Qendra Hapësinore Kennedy. Ky është fluturimi i parë privat nga kompania ...