Bota

Skadoi afati i caktuar nga qeveria, Franca pezullon mijëra punonjës që nuk u vaksinuan, dhjetëra të tjerë dhanë dorëheqj

16 Shtator 2021, 09:54 Nga DOSJA
Skadoi afati i caktuar nga qeveria, Franca pezullon mijëra punonjës

FRANCË- Mijëra punonjës shëndetësorë në Francë të cilët nuk u vaksinuan kundër Covid-19 para afatit këtë javë janë pezulluar nga puna, tha ministri i shëndetësisë.

Rreth 3,000 pezullime u njoftuan dje punonjësve në qendrat shëndetësore dhe klinikat të cilët ende nuk janë vaksinuar. Disa dhjetëra kishin dhënë dorëheqjet e tyre në vend që të merrnin vaksina.’-tha Olivier Veran.

Sipas Guardian, kjo llogaritet me rreth 2.7 milion punonjës shëndetësorë në përgjithësi, ku gjithsesi sipas Veran sistemi shëndetësor është i sigurtë dhe nuk ka krijuar vakum.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në korrik i dha stafit në spitale, punonjësve të shtëpive të pensionit dhe shërbimit të zjarrit një ultimatum për të marrë të paktën një dozë të vaksinës së koronavirusit deri më 15 shtator, ose do të përballet me pezullim të papaguar.

Shumë infermierë në veçanti kanë ngurruar të vaksinohen, duke përmendur shqetësimet e sigurisë ose efikasitetit, duke paraqitur rrezikun që vaksinimi i Francës të ngecë. Agjencia kombëtare e shëndetit publik në Francë vlerësoi javën e kaluar se afërsisht 12% e stafit të spitalit dhe rreth 6% e mjekëve në praktikat private ende nuk janë vaksinuar.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota emmanuel macron olivier veran vaksinimi i detyrueshem ne france emmanuel macron olivier veran vaksinimi i detyrueshem ne france

Sondazh

Poll