Art&Argëtim

Krah bashkëshortes dhe ministres Margariti, Rama futet i veshur sportiv në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit

15 Shtator 2021, 18:37 Nga DOSJA
Krah bashkëshortes dhe ministres Margariti, Rama futet i veshur sportiv

TIRANË– Kryeministri Edi Rama i ka surprizuar të gjithë mbrëmjen e sotme kur është shfaqur i veshur sportiv në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit. Me një bluzë me kapuç, Rama është futur me bashkëshorten e tij, Linda Rama dhe ministren e Kulturës Elva Margariti në sallën që pritet të ndizet nga tenori Placido Domingo.

Sot pas pesë vitesh rikonstruksion, Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit është inaguruar me një program të pasur artistik. Në skenë do të ngjiten dhe emra të mëdhenj të operistikës botërore si tenori Placido Domingo apo dhe sopranoja shqiptare Ermonela Jaho.

Mbrëmjen e sotme pritet që të interpretojnë edhe sopranoja e parë e TOB, Eva Golemi, mezosopranoja Vikena Kamenica, baritoni Armando Likaj, artisti Klodian Kaçani si edhe të tjerë emra të njohur të skenës.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

kulture kulture edi rama inagurohet tkob linda rama edi rama inagurohet tkob linda rama

Sondazh

Poll