Art&Argëtim

“Frika u bë mikja ime më e mirë”, Orlando Bloom noton me peshkaqenin e bardhë

15 Shtator 2021, 13:29 Nga DOSJA
“Frika u bë mikja ime më e mirë”, Orlando Bloom noton

MALIBU – Orlando Bloom ka ndarë pamjet sensacionale teksa vozit me kanoe në Malibu dhe poshtë tij kamera ka kapur një peshkaqen të bardhë gjigand që noton nën të.

Aktori 44-vjeçar ndau videon mahnitëse me 5.3 milionë ndjekësit e tij në Instagram të martën dhe fansat komentuan të mahnitur.

Bloom ishte në ujë me një mik kur Carlos Gauna, fotograf, kapi një pamje një peshkaqeni të madh të bardhë që rrethonte dyshen në ujë.

Aktori dukej i patrembur teksa peshkaqeni notonte poshtë tij. Orlando e postoi klipin në Instagramin e tij së bashku me shkrimin: “Vozitje me peshkaqenin e madh të bardhë. Kur frika bëhet mikja jote dhe @themalibuartist kap momentin.”

Fotografi Carlos komentoi: “Ditë e mrekullueshme! Ke një pamje fantastike të një peshkaqeni të madh të bardhë. I lumtur për ty! Diçka që nuk do e harrosh kurrë. Peshkaqeni duket shumë i qetë duke u argëtuar në Malibu”.

 

 

A post shared by Orlando Bloom (@orlandobloom)


(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz orlando bloom noton me peshkaqenin orlando bloom noton me peshkaqenin

Sondazh

Poll