Art&Argëtim

Pas pesë vitesh rikonstruksion, inagurohet TKOB-ja, i ftuar special tenori Placido Domingo, Rama mbërrin krah Lindës dhe mini

15 Shtator 2021, 18:29 Nga DOSJA
Pas pesë vitesh rikonstruksion, inagurohet TKOB-ja, i ftuar special tenori

TIRANË– Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit është inaguruar mbrëmjen e sotme më 15 shtator, me një program të pasur artistik. Pas pesë vitesh mbylljeje për shkak të rikonstruksionit, nën sloganin “Rikonstruksioni – Hapja e TKOB” do të nisin eventet e inaugurimit.

Në skenë do të ngjiten dhe emra të mëdhenj të operistikës botërore si tenori Placido Domingo apo dhe sopranoja shqiptare Ermonela Jaho. Në TKOB ka mbërritur vetë kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama dhe Ministrja e Kulturës Elva Margariti. I veshur sportiv Rama ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me praninë e tij në këtë mbrëmje klasike.

Mbrëmjen e sotme pritet që të interpretojë edhe sopranoja e parë e TOB, Eva Golemi. Emra të tjerë janë mezosopranoja Vikena Kamenica, baritoni Armando Likaj, artisti Klodian Kaçani si edhe të tjerë emra të njohur të skenës.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

kulture kulture edi rama inagurohet tkob linda rama placido domingo edi rama inagurohet tkob linda rama placido domingo

Sondazh

Poll