Art&Argëtim

Pas kritikave të shumta për veshjen e saj në ‘Met Gala’, reagon Kim Kardashian

15 Shtator 2021, 12:23 Nga DOSJA
Pas kritikave të shumta për veshjen e saj në ‘Met

SHBA– Veshja e Kim Kardashian në eventin e Met Gala 2021, e krijuar nga brandi i njohur Balenciaga, shkaktoi rrëmujë në rrjet. Ajo u shfaq në tapetin e kuq e veshur e gjitha me të zeza, duke mbuluar edhe kokën.

“Cfarë është më amerikane sesa një bluzë nga koka te këmbët?!” shkroi Kim për ndjekësit e saj në Instagram.

 

 

 

A post shared by Kim Kardashian West (@kimkardashian)

Sipas mediave të huaja, veshja e Kim është frymëzuar nga albumi i fundit i ish-bashkëshortit të saj, Kanye West, të titulluar ‘Donda’. Kanye, i cili e anashkaloi ngjarjen, gjoja e inkurajoi atë të ishte më e guximshme me rrobat e saj.

“Nuk shfaqet një logo, as fytyra, por të gjithë e dinë që është ajo. Kanye i tha kurajë të nxiste kreativitetin dhe imagjinatën e njerëzve përmes artit. Kjo është konfidencë!” tha një burim i afërt i Kim.

Silueta e veshjes është e ngjashme me atë të fustanit dhe vellos së nusërisë që ajo veshi në promovimin e albumit ‘Donda’ të West më 26 gusht. Rikrijimi i ceremonisë së tyre martesore të mbajtur në vitin 2014 nxiti thashetheme për një ribashkim të mundshëm të çiftit.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz kim kardashian ne met gala 2021 kim kardashian ne met gala 2021

Sondazh

Poll