Art&Argëtim

Këngëtarja ndan foton tronditëse kur ishte e varur nga alkooli dhe tregon si i ndryshoi jeta

15 Shtator 2021, 16:54 Nga DOSJA
Këngëtarja ndan foton tronditëse kur ishte e varur nga alkooli

SHBA – Ylli i popit Michelle Heaton ka ndarë një fotografi të saj të bërë kur ishte totalisht e varur nga alkooli për t’i treguar fansave se sa mirë ndihet qëkur ka hequr dorë nga pirja.

Këngëtarja, e cila u bë e famshme në 2001 si anëtare e grupit televiziv Liberty X, ka folur hapur për hyrjen në rehabilitim për problemet e saj në fillim të këtij viti dhe postoi përditësime në mediat sociale.

Të martën, ajo ndau një foto të fytyrës së saj të fryrë dhe syve të enjtur, të shkepur 20 javë më parë, duke thënë se ishte e shkatërruar dhe sistemi imunitar i saj po merrte fund, foto të cilën e krahasoi me njëimazh të fundit në të cilën ajo duket e lumtur dhe e shëndetshme.

“Inkurajimi i një dite nxit më shumë mbështetjen dhe vetëdijen, duke çuar në pastrim nga alkooli në terma afatgjatë. Kjo është diçka që ia vlen të festohet! E kundërta e varësisë është të krijosh lidhje me njerëzit“, tha ajo.

 

 

A post shared by Michelle Heaton (@wonderwomanshel)

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz kengetarja flet per varesine nga alkooli kengetarja flet per varesine nga alkooli

Sondazh

Poll