Art&Argëtim

Humbi gjurmët në mënyrë misterioze, gjendet aktorja britanike Tanya Fear 4 ditë pasi u raportuar e zhdukur

15 Shtator 2021, 13:11 Nga DOSJA
Humbi gjurmët në mënyrë misterioze, gjendet aktorja

SHBA- Aktorja Tanya Fear është gjetur nga policia, ka konfirmuar së fundmi familja e saj. Autoritetet në Los Angeles kanë thënë se aktorja ishte gjetur shëndoshë e mirë pasi 4 ditë më parë ishte zhdukur në mënyrë misterioze.

Sipas The Times, ajo ishte parë për herë të fundit duke lënë apartamentin e saj në Hollywood Bowl, në Los Angeles më 9 shtator. Në një llogari në Twitter e drejtuar nga miqtë e aktores, thuhej se ishte kënaqësi dhe lehtësim që Tayna ishte gjetur e sigurt nga policia sot.

Ajo nuk raportohet të ketë dëme apo lëndime fizike por si masë paraprake është dërguar në spitalin lokal për një kontroll rutinë.

Në lidhje me humbjen e saj misterioze, ende nuk janë bërë publike informacione të tjera mbi rrethanat dhe arsyet e zhdukjes së saj.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz aktorja ka humbur prej kater ditesh tanya fear aktorja ka humbur prej kater ditesh tanya fear

Sondazh

Poll