Politike

Rama: Open Balkan është pjesë e Procesit të Berlinit. Mesazhi për pasardhësin e Merkel: Uroj të mos i kthejë kurrizin ra

14 Shtator 2021, 13:01 Nga DOSJA
Rama: Open Balkan është pjesë e Procesit të Berlinit.

TIRANË– Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar nismën Ballkani i Hapur si pjesë të Procesit të Berlinit. Në konferencën e përbashkët me kancelaren Angela Merkel në Tiranë, Rama tha se nisma e tre vendeve është rezutat i këtij procesi.

Ndër të tjera, kreu i Qeverisë tha se kushdo që të vijë pas Merkel, uron që të mos i kthejë kurrizin Ballkanit Perëndimor, pasi vetë rajoni e ka marrë kthesën, pa pritru që ta marrë askush përdore.


“Kur na ftoi në Berlin ishte hera e parë në histori. Për të vazhduar argumentin e saj, ky proces i hapi rrugën një vendosjeje komunikimi në funksion të një zhvillimi rajonal. Sigurisht që procesi i Berlinit ka nevojë për kohën e tij. Mekanizmat janë të avashtë, por edhe Ballkani i Hapur që kemi si një nismë të 3 vendeve, është rezultat i këtij Procesi. Na ka dhënë mundësinë të kuptojmë se nga bashkëpunimi ndërtojmë të ardhmen e përbashkët. Në historinë e këtij rajoni, i kam më të lëhtë ti them kur nuk është prezente zonja, Merkel ka vendosur një gur kilometrik. Gjeneratat do ta gjykojnë çfarë kanë nisur në 2014. Është legjitime që t’i duam gjërat që të bëhen më shpejt, por po luftojmë me një prapambetje të thellë. Nuk e quaj dështim por një vizion afatgjatë që do të kalojë nga një qeveri në tjetrën për të realizuar atë që kancelarja e ka paraparë. Kancelarja vjen nga një e shkuar e ngjashme me tonën. Nuk kemi pasur ndonjë që di çfarë është komunizimi, censura, në vetë të parë. Kjo realisht ka bërë që qasja e gjithë Gjermanisë të jetë unikale. Uroj që mos t’i kthehet kurrizi rajonit. Sido që të shkojë puna në Berlin, Ballkani e ka marrë kthesën, pa pritur që të na marrin të tjerët për dore. Por duke bashkëpunuar ngushtë me Gjermaninë,”- tha Rama.

LAJMI KRYESOR: Merkel vjen në Tiranë! Takime me Ramën dhe liderët e rajonit, kancelarja: BE të mbajë fjalën për integrimin, ‘Procesi i Berlinit’ s’ka të dytë! Rama: Jemi peng i nacionalizmave, Kosova bojkoton me teori konspiracioni “Open Ballkan”

(k.m;a.b;f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike angela merkel ne tirane edi rama turi i merkel angela merkel ne tirane edi rama turi i merkel

Sondazh

Poll