Politike

Pas Prokurorisë së Përgjithshme, SPAK i kthen përgjigje Metës: Asnjë Ministër i kabinetit Rama 3 nuk është nën hetim

14 Shtator 2021, 07:07 Nga DOSJA
Pas Prokurorisë së Përgjithshme, SPAK i kthen përgjigje

TIRANË– Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit Dhe Krimit Të Organizuar i ka kthyer të njëjtën përgjigje si Prokuroria e Përgjithshme, Presidentit Ilir Meta për ministrat. SPAK thotë se asnjë prej emrave të paraqitura nga presidenti nuk është i regjistruar si person nën hetim në regjistrin e njoftimit të veprave penale të Prokurorisë së Posaçme.

Asnjë prej emrave të paraqitur nuk është i regjistruar si person nën hetim në regjistrin e njoftimit të veprave penale të Prokurorisë së Posaçme,” -thuhet në përgjigjen e SPAK.

Ditën e djeshme Prokuroria e Përgjithshme i ktheu presidentit të njëjtën përgjigje, që asnjë ministër nuk është nën hetim.

Meta, me anë të një shkrese zyrtare kërkoi që Prokuroria e Përgjithshme dhe SPAK t’i vinte në dispozicion çdo të dhënë në lidhje me proceset hetimore apo penalë që mund të ishin nisur për ministrat e propozuar. Meta kërkonte që përgjigja nga PP-ja dhe SPAK të kthehej sa më shpejt në mënyrë që të mund të shprehej për emërimet brenda shtatë ditëve, siç edhe e kërkon procedura.

Presidenti Ilir Meta dekretoi tre ditë më parë (11 shtator) Edi Ramën si Kryeministrin e Shqipërisë.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ilir meta kabineti rama 3 spak ilir meta kabineti rama 3 spak

Sondazh

Poll