Politike

Berisha tregon për herë të parë pse u mund nga Rama (2 FAKTORËT)

14 Shtator 2021, 06:19 Nga DOSJA
Berisha tregon për herë të parë pse u mund nga Rama (2

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar për herë të parë arysen se përse u mund nga Edi Rama në zgjedhjet e 2013-ës. Në një intervistë për ‘Syri TV’ Berisha tha se në ato zgjedhje ndikuan dy faktorë, një që lidhej me premtimet dhe i dyti me moshën. Ish-kryeministri tregoi për herë të parë se mosha ka pasur ndikim të vogël mirëpo pesha më e madhe ishte te premtimet që mbajti Rama. Berisha shtoi se ato ishin 63 dhe filluan të ngjisnin për qytetarët, duke filluar që nga shëndetësia falas te ulja e ushqimeve, zhdukja e listave e të tjera.

Pyetja: A e mund dot Edi Ramën nese vjen në krye të PD?

Berisha: Unë kam fituar disa zgjedhje me Ramën. Ai përpiqej me fushata negative pasi kishte marrë një nga këshilltarët më të fortë të fushatave negative. Dhe në 2005-ën edhe pse përballë ishte Nano ai frymëzonte spotet me 97-ën. Në zgjedhjet e 2013-ës ai bëri një ndryshim. Aty ndikuan më së shumti 2 faktorë i pari lidhej me premtimet dhe i dyti me moshën. Përsa i përket faktorit moshë, ka pasur një ndikim të vogël, por disa nga premtimet e tij, pasi ai bëri 63 të tilla, filluan të ngjisnin. Shëndetësia falas, ngjiti. Ulja për ushqimet, zhdukja e listave. Faktori moshë ka pasur rolin e vet, por faktori premtim ishte më kryesori. Tani ia kanë pirë lëngun dhe nuk premton dot më asgjë.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama sali berisha edi rama sali berisha

Sondazh

Poll