Politike

Merkel i jep “lamtumirën” Ballkanit nga Tirana: BE të mbajë fjalën për integrimin, ‘Procesi i Berlinit’ s’ka të

14 Shtator 2021, 05:28 Nga DOSJA
Merkel i jep “lamtumirën” Ballkanit nga Tirana: BE të

TIRANË“Procesi i Berlinit është i pazëvendësueshëm!,”– ky është mesazhi që kancelarja gjermane Angela Merkel ka dhënë nga Tirana për të gjithë liderët e rajonit të Ballkanit. Gjatë një konferencë për shtyp, së bashku me kryeministrin Edi Rama, kancelarja u shpreh në vetën e parë lidhur me mendimet që kishte për nismën “Open Ballkan”.

Në fjalën e saj, ajo u shpreh se ishte një qasje pozitive për bashkëpunimin mes vendeve, megjithatë nuk hoqi dorë nga qëndrimi zyrtar se nisma e vitit 2014 nuk mund të kishte një simotër. Fjalën e saj e mbështeti edhe kryeministri Edi Rama, i cili duke përmendur zërat kundër ndaj nismës, të cilat i konsideroi si “teori konspirative”, shtoi se Open Ballkan është pjellë e procesit të Berlinit.

Ndërkohë që nuk ngurroi që të sulmonte në sy të kancelares dhe homologun e Kosovës, Albin Kurti, i cili është një nga zërat kundër të nismës. Por gjithashtu pyetjet e gazetarëve u ndalën edhe çelja e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Merkel tha se refuzimet e njëpasnjëshme rrezikon që të shkaktonin zhgënjime dhe thyerje besimi, ndërsa shtoi se pas largimit të saj, vendi ynë do të kishte sërish tre miq të mirë; presidentin Emmanuel Macron, presidenten e KE, Ursula Von der Leyen dhe kryeministrin e Austrisë, Sebastian Kurz. Por megjithatë Rama e lëshoi “kunjën” duke u shprehur se uronte që cilido të ishte pasardhësi i Merkelit, rajonit të mos i kthehej kurrizi.

Në kuadër të turit të lamtumirës, Angela Merkel mbërriti në Tiranë mëngjesin e kësaj të marte, në orën 10:00. Kancelarja gjermane, e veshur me një xhaketë ngjyrë bojëqielli që simbolizon natyrën serioze të takimeve, qëndroi për më shumë se një orë duke diskutuar me kreun e qeverisë shqiptare. Më pas zhvilloi një takim të përbashkët me gjithë liderët e tjerë të rajonit. Megjithatë pati vonesë nga një prej tyre. Kryeministri malazez Zdravko Krivokapiç s’u lejua të hyjë në Hanin e Hotit për shkak të rregullave anti-COVID, duke shënuar një incident diplomatik. Ai u detyrua që të kthehej nga kufiri dhe të nisej me rrugë ajrore për në Shqipëri. Megjithatë ia ka dalë që t’i bashkohet takimit me Merkelin. 

Kjo e fundit, para se të largohet nga Shqipëria, në qendrën Tirana Bussiness Park, do të takojë edhe liderë të tjerë të rajonit, duke përfshirë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. Jo më larg se dje, Merkel, po në kuadër të të njëjtit tur, ishte dhe në Serbi, ku edhe zhvilloi takime me krerë të shtetit. Nga Beogradi ajo dha një mesazh për vendosje paqe në marrëdhëniet me Prishtinën zyrtare.

(f.g;k;m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike angela merkel ne tirane turi i merkel angela merkel ne tirane turi i merkel

Sondazh

Poll