Politike

Si u njoh me Avdylajn? Rrëfehet Dako: Na ka mbështetur gjithmonë, e di që është i dënuar (VD)

6 Qershor 2019, 20:51 Nga DOSJA
Si u njoh me Avdylajn? Rrëfehet Dako: Na ka mbështetur gjithmonë,

TIRANË– Kryebashkiaku Vangjush Dako ka treguar mënyrën se si e ka njohur Astrit Avdylin.

I ftuar në emisionin “Opinion”, në lidhje me përgjimet e publikuara nga Bild, dako tregoi se Avdylaj është simpatizant i PS-së.

Nuk e kam njohur kurrë Astrit Avdylajn, e kam fjalën fizikisht.

Deri në vitin 2016 nuk e kam njohur ndonjëherë fizikisht. Pas vitit 2016 e kam njohur siç njoh shumë njerëz në atë qytet.

E di që ka qenë i dënuar. Është simpatizant i shpallur për të mbështetur Partinë Socialiste. Astrit Avdyli ka qenë mbështetës për të fituar Partia Socialiste. Unë di historinë e çdo qytetari të Durrësit,”– deklaroi kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

Kryebashkiaku Dako është i ftuar në emision pas përgjimeve të publikuara nga media gjermane Bild.

Një ditë më parë prestigjiozia gjermane “Bild” ka publikuar audiopërgjime të reja lidhur me të ashtuquajturën “Dosja 339/1″një nga çështjet, hetimi i të cilës bëri që PD ta ketë si çështje kryesore në betejën për rrëzimin e qeverisë.Në përgjime dëgjohet Astrit Abdylaj, i cili përfshihet vetë në fushatën elektorale të PS.

Avdyli kërkon që miku i tij, Elton Arbana të jetë pjesë e listës së deputetëve në Durrës, dhe vë në dukje mbështetjen që familja Avdyli ka për deputetin Ilir Ndraxhi. Në bisedat e publikuara Astrit Avdyli zotohet se rezultati i Partisë Socialiste në Durrës do të jetë spektakolar.

(f.m & a.s/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike blendi fevziu dosja 339/1 pergjimet e vbild vangjush dako blendi fevziu dosja 339/1 pergjimet e vbild vangjush dako

Sondazh

Poll