Politike

Rama: Avdylajt për 20 vjet i shërbyen PD-së, ne na prisnin me kallash

6 Qershor 2019, 20:50 Nga DOSJA
Rama: Avdylajt për 20 vjet i shërbyen PD-së, ne na prisnin me

TIRANË- Kryeministri Edi Rama i ftuar në “Real Story” tha se vëllezërit të cilët pretendohen se kanë folur në telefon me kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dakon ishin mbështetes të PD-së.

Në bisedë ka ndërhyrë edhe drejtuesi i emisionit Sokol Balla, i cili tha se Blendi Klosi nuk futej dot në Shijak pasi Avdylajt e prisnin me kallash. 

Biseda në studio:

Edi Rama: Këta njerëz 20 vjet kanë shërbyer atje si flamurtarë të Partisë Demokratike. Problem i votës ka qenë se Sali Berisha na ka nxirë jetën në zgjedhje dhe ka masakruar njerëzit. Unë nuk njoh asnjë nga këta (Avdylajt). Në Shijak në kohën e tij nuk futeshim dot.

Sokol Balla: Po e mbaj mend që Klosi nuk futej dot në Shijak atë kohë. 

Kryeministri Edi Rama i ftuar në “Real Story” foli lidhur me përgjimet e publikuara nga media gjermane. Ai tha se kishte neveri nga përgjimet. Gjithashtu Rama nguli këmbë se zgjedhjet lokale do të zhvilloheshin më 30 qershor.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike banda e avdylajve edi rama banda e avdylajve edi rama

Sondazh

Poll