Politike

Meta gati për të shtyrë zgjedhjet, Rama: Ne nuk jemi dakord, kthehet në precedent

6 Qershor 2019, 20:30 Nga DOSJA
Meta gati për të shtyrë zgjedhjet, Rama: Ne nuk jemi dakord,

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar deklaratën e presidentit të vendit, Ilir Metës për shtyrjen e dekretit për zgjedhjet nëse palët politike bien dakord.

Rama tha se ai nuk ishte dakord pasi me lëshimin e një dekreti të ri do të shkelej Kushtetuta.

Biseda në studio:

Edi Rama: Presidenti ka qënë shumë i qartë në deklarimet publike, kur ka thënë që palët duhet të jenë dakord. Ne nuk jemi dakord dhe këtu mbyllet. Duhet të jenë të dyja palët dakord. Pala më e madhe nuk është dakord. 30 qershori është afati limit i Kushtetutës.

Sokol Balla: Ju jeni pro shtyrjes si shenjë lëshimi?

Edi Rama: Po të ishte personale, nuk do kisha asnjë problem fare dhe do rrija në zyrë e të merresha me punët e nuk do dilja në fushatë, por është datë Kushtetuese. Njerëzit duhet të kuptojnë precentin. Po u bë sot, do të bëhet gjithmonë. Këtu do kthehet institucioni i zgjedhjeve që e përcaktojmë ne. Si do të bëhet kjo?

Disa javë më parë presidenti Ilir Meta shprehu gatishmërinë e tij për të shtyrë datën e zgjedhjeve lokale. Madje Meta tha se ishte gati të ‘sakrifikonte’ edhe mandatin e tij për zgjidhjen e krizës politike në vend.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama ilir meta kriza politike edi rama ilir meta kriza politike

Sondazh

Poll