Aktualitet

13 Shtator 2021, 09:11 Nga DOSJA

FIER– Sot, Sabrina Bengaj do të frynte qirinjtë me numër 23 në tortën e ditëlindjes, por plumbat e dalë nga arma e bashkëshortit të saj i morën jetën. Për herë të parë pas ngjarjes së rëndë, për mediat kanë folur nëna dhe babai i viktimës, duke treguar detaje lidhur me vrasjen e të bijës në shtëpinë e tyre. Nëna e saj tregoi se të gjithë si familje kishin marrë masa që të renë mos ta linin kurrë vetëm dhe e shoqëronin atë sa herë që dilte nga puna, por tragjedia u ndodhi në shtëpi. 

Me lot në sy, ajo tregoi se e bija sapo ishte kthyer nga puna në momentin kur u vra, ndërkohë që plumbave mrekullisht i kishte shpëtuar kunata shtatzënë e viktimës dhe motra e saj, e cila gjithashtu ishtë në banesë.


Çdo natë kur ishte turn i dytë unë dilja sepse kisha frikë nga ai njeri i poshtër. Vajti ora 10:20, isha ulur te karrigia, nga frika që ka bërë terror në shtëpinë tonë edhe vjet, ishte hera e dytë që vinte në shtëpinë tonë me kallash, e prita vajzën, ishte me bukë në gojë. Sa e pashë që do hapte derën e jashtme, se po prisja djalin, sa hapi derën thashë “mos ky do jetë Eltoni” me kallash. E mora me të mirë, para 10 muajsh ishe në burg, i thashë merre armën dhe kthehu, “ku është ajo më tha”, vajza më thotë “ça është”, doli me pjatë në dorë. Nusja i tha “mos e godit atë se është shtatzënë”, aty po dilte vajza tjetër dhe ia bëra me dorë largohu, se mund të na vriste të gjithëve. Ajo i tha “hajde se s’ke punë me ata po me mua’ dhe sa kthehu kurrizin e goditi,”- rrëfen nëna.

Ndërkohë që babai kërkoi dënim me litar për vrasësin e të bijës, duke mos i kursyer akuzat as ndaj magjistratëve të Fierit. 

Po e them publikisht! Unë këtë nuk do ta kaloj në plumb. Në varje. Gjithë familja e tij duhet që të jetë në burg. E ëma e mbështeti, ajo plehra. I thoshte të birit që të tradhëtoi. Sot vajza ime bënte 23 vjeçe. Nëse ose kishte 0.1% faj. Kur ndodhi vrasja ishte prezente nusja e djalit që dje më bëri gjysh. Ishte vajza që doli para për të mos qëlluar kunatën. Ne jemi shqiptarë. Nuk qëllohet një femër. E dinte që nuk kishte asnjë nga meshkujt në shtëpi dhe erdhi. Uroj mos të ndodhë më. Unë kërkoj dënim me litar. Nuk ka më të drejta me këto lloj fundërrinash. Nuk dua të komunikoj me ato plehra. Unë do ta denoncoj të ëmën e tij. Është pise me gjithë të birin. Në çdo vend të botës është kjo. Por nuk grua nuk qëllohet kurrë. E kemi nga Kanuni i Lekë Dukagjinit. Duhet të ngrihemi kundër këtyre plehrave. U ngrit gjithë RENEA dhe hodhën poshtë mundimin e tyre. Nuk po them të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët,”– shtoi më pas babai.

Vrasja ndodhi në një fshat të Fierit, brenda banesës së babait të 23-vjeçarës së ndjerë, e cila kishte një urdhër-mbrojtje dhe ishte në proces divorci me bashkëshortin që i mori jetën. Të dy ishin prindër të një vajze 3-vjeçare.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet burri vret gruan ne fier sabrina bengaj burri vret gruan ne fier sabrina bengaj

Sondazh

Poll